GazetaMax
LAJME

20 mijë euro kredi për barnat që s’i siguron shteti

Rritja e buxhetit për barna në 60 milionë euro nuk i adresoi ankesat e një pjese të pacientëve me kancer. Një rast i tillë është një 50-vjeçare e diagnostikuar me kancer primar të gjirit, por që sëmundja i ka metastazuar edhe në organe të tjera. Ajo përdor barin Valamor. Një pako e këtij bari kushton rreth 3 mijë euro. Shteti nuk e siguron atë për shkak që nuk është pjesë e Listës Esenciale, ani pse Klinika e Onkologjisë kishte kërkuar që ky bar të sigurohej për 30 pacientë.

Një grua rreth të pesëdhjetave është rasti që dëshmon se sa të vështirë e kanë përballjen me sëmundjen e kancerit pacientët kosovarë. Është vizitore e shpeshtë e Ministrisë së Shëndetësisë për të kërkuar ndihmë veç për trajtimin e domosdoshëm për sëmundjen e saj.

Asaj kohëve të fundit i është rekomanduar bari Valamor. Ai duhet merret çdo tri javë, e një pako e këtij bari kushton rreth 3 mijë euro.

Nuk ka qenë në Listën Esenciale në të kaluarën. Nuk është as në listën aktuale të reviduar këto ditë.

Ajo të premten sërish ka pritur para hyrjes së Ministrisë së Shëndetësisë. Pak minuta pasi e ka kontaktuar ekipin e KOHËS afër këtij institucioni, ajo arriti të futej brenda.

Brenda në Ministri ajo të premten ka takuar disa zyrtarë. Ka thënë që rastisi edhe në ministrin Vitia. Por nuk ishte optimiste së do t’i bëhej zgjidhje.

“Doktor Arben Vitinë e takova, Driton Velën – t’kom kallxu ty s’ka. Kam ba kërkesë edhe me shkrim në krejt vendet. Mirëpo nuk ka, s’ka, nuk kemi mundësi. Këndej po thonë 60 milionë e kemi buxhetin për shëndetësi. Edhe unë jam njeri”, ka thënë ajo.

Related posts

Politika progresive agrare dhe reforma të forta bujqësore për prodhim vendor më të madh dhe konkurrues

e-max

Gratë e BDI me porosi nga Shkupi: Po në Europë por bashkë me gratë në ekzekutiv, reflektoni tani

e-max

Do të intensifikohen debatet për ndryshimet kushtetuese

e-max