GazetaMax
Lajme

Me ritëm të shpejtë po realizohet rikonstruksioni i plotë i dy objekteve të Gjimnazit “Kirill Pejçinoviq” – krenaria e Tetovës, simbol i dijes, qëndrueshmërisë dhe përparimit

Në këtë gjimnaz, brez pas brezi nxënësit kanë formuar karakterin e tyre dhe kanë ndërtuar të ardhmen, ndërsa sot kjo shkollë po merr pamjen moderne dhe dinjitoze që gjithmonë e ka merituar.

Një nga institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore të qytetit më në fund do të rinovohet, për t’u mundësuar nxënësve dhe mësimdhënësve krijimin dhe shpërndarjen e dijes në kushte bashkëkohore dhe evropiane.

“Tetova po ecën me hapa të guximshëm përpara, sepse dija është detyrimi ynë më i fortë atdhetar dhe themeli i së ardhmes,” u shpreh kandidati për këshilltar i VMRO-DPMNE në Komunën e Tetovës, Angel Karapetrov, duke shprehur mirënjohje të veçantë ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski për mbështetjen e fortë që po jep në këtë proces.

https://www.facebook.com/share/p/1CxSxFRu8f/

Related posts

Rrëshqitje të dheut në rrugën Dellçevë-Pehçevë-Berovë

Gazeta Max

Grubi pret ambasadorin shqiptar Reka: Mbledhje e përbashkët e Qeverive më 14 Nëntor

Gazeta Max

Saraçini: Dezinformatat janë kërcënim për sigurinë e shtetit

Gazeta Max