A do të ketë vrasje në Metaverse?

Me ndërtimin e metaverse janë shkaktuar shumë polemika që lidhem me dhunën virtuale dhe ndjekja penale.

Dy avokatë rreth krimit të metaverse, dhe një ish-prokuror të Manhattan-i thanë për The sun se krimet e dhunshme si vrasja, përdhunimi ose sulmi në një metaverse mund të jenë padyshim akuza që lidhen me frikësimin, ngacmimin apo edhe përgjimin. Sipas ekspertëve, çështja qëndron në formulimin e ligjeve. Ligjet janë shkruar për të mbrojtur “njerëzit e vërtetë, të gjallë”, tha John Bandler.

A do të ketë vrasje në Metaverse?

Ligji nuk synon të mbrojë avatarët ose kodet e softuerit në metaverse. Ky argument ka nxitur debatet se cilat çeshtje mund të ndiqen penalisht.

“Bullizimi, kërcënimet dhe sjelljet e këqija në internet po ndodhin gjatë gjithë kohës. “Nuk është asgjë e re, dhe do të ndodhë në metaverse,” tha Greg Pryor, një avokat në Reed Smith LLP.

Një tjetër eskpert, Patrick Roberts tha se do të ishte e vështirë të ndiqen penalisht përdoruesit anonimë apo të provosh se përdoruesi ka kryer një krim. Pasojat ka shumë të ngjarë të jenë një lloj ndëshkimi virtual, siç është çaktivizimi ose kufizimi i avatarit të një përdoruesi, tha ai.

A do të ketë vrasje në Metaverse?

Pryor dhe Roberts thane gjithashtu se mund të ekzistojë një e ardhme ku ligjet mund të ndryshohen ose të krijohen ligje të reja për të pasqyruar dhunën në metaverse.

Të fundit në përqindje