GazetaMax
Lajme

Abdixhiku propozon Hykmete Bajramin për shefe të grupit parlamentar, Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abidxhiku, ka bërë të ditur se ka propozuar deputetin e zgjedhur, Kujtim Shala për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, ndërsa deputeten Hykmete Bajrami për Shefe të Grupit Parlamentar të LDK-së.

Postimi:
Sot, para strukturave vendimmarrëse të partisë, kam propozuar Akademik Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit të Republikës, si dhe zonjën Dr. Hykmete Bajramin për Shefe të Grupit Parlamentar të LDK-së.

Propozimi është mbështetur nga Grupi Parlamentar dhe nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës; dhe të dy pozitat do të nominohen përkatësisht caktohen nga grupi ynë.

Ju priftë e mbara e dalshi faqebardhë në këtë detyrë fisnike për shtëpinë tonë politike, votuesit tanë e popullin e Kosovës.

Related posts

Besimi: Reformat tatimore nuk fillojnë tani, ka plan veprimi

Gazeta Max

EDITORIAL / Ku do shkojnë 350 milionë euro që do i ndajë Qeveria !

Gazeta Max

Po rikonstruohet klinika e Nefrologjisë

Gazeta Max