GazetaMax
LAJME

Arrestohen 5 persona për abuzim seksual me një vajzë të mitur

Shkup, 27 janar – Njësiti Nacional për Asgjësimin e Kontrabandës me Migrantë dhe Tregti me Njerëz pranë Sektorit për Hetime Kriminalistike në Departamentin për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz dje në bashkëveprim me SPB Veles dhe SPB Tetovë, në udhëheqjen e Prokurorit Publik nga PTHP për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit realizuan rastin me veprën penale të kryer “tregti me fëmijë” e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 418-g të Kodit Penal, e kryer nga pesë persona të moshës nga 25 deri më 35 vjeçare, prej të cilëve katër nga Velesi dhe një nga Tetova, të cilët janë privuar nga liria.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Në të vërtetë, S.D. (25) nga Velesi në harkun kohor nga data 09.12.2021 dhe gjatë vitit 2022 ka kryer vepra penale në vazhdim tregti me fëmijë, duke shfrytëzuar kërcënime, dhunë për shfrytëzimin e drogës dhe alkoolit, dhe me anë të kërcënimit se do të publikojë material eksplicit, ka mundësuar e mitura të keqpërdoret për shërbime seksuale si dhe për përgatitjen e materialit pornografik. Ai iu ka mundësuar D.S. (32) nga Tetova, D.N. (25), T.I. (25 dhe K.T. (24), të gjithë nga Velesi, ta shfrytëzojnë për shërbime seksuale të miturën, kurse për D.S. ka përgatitur edhe material pornografik”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

Në bazë të urdhëresës gjyqësore nga Gjykata Themelore Penale Veles, në rajonin e Velesit është kryer bastisje në shtëpinë dhe në hapësirat tjera ndihmëse të S.D., të pestit janë arrestuar dhe kundër tyre nga Departamenti për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz është parashtruar kallëzim penaë deri te Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për vepër penale të kryer “tregti me fëmijë” sipas nenit 418-g të Kodit Penal.

300x250

Related posts

Gjorgjievska: Të krijojmë udhërrëfyes, pas të cilit pa frikë dhe ndjenjë të vlerës më të vogël do të ecin të rinjtë tanë

e-max

Faturat e larta të rrymës rrezikojnë punën e hoteleve

e-max

Selami dhe Bekiri përcaktojnë pikat e bashkëpunimit të dy institucioneve me të cilat menaxhojnë!

e-max