GazetaMax
LIFESTYLE

Artisti Simon Gjonaj ia dedikon një personi të veçantë këngën e re

Jemi mësuar të shohim klipe e të dëgjojmë këngê kushtuar fëmijëve ose prindërve por ky personazh ka dashur që dedikimi të jetë më special. Po flasim për tekstshkruesit dhe këngëtarin nga Malësia por që jeton nê Amerikë, Simon Gjonaj ku sapo ka publikuar projektin më të ri muzikor me titull “A vjen nanë ajo ditë”, ku i është dedikuar gjushes së tij tashmë të ndjerê. Ne mësojmë se Simoni ka pasur një lidhje mjaft të fortë me të dhe i kishte premtuar se do ta bënte një këngë, megjithatë ajo e zhgënjeu e iku në botën tjetër e pa e dëgjuar e pa e parë këngën. Artisti teksa e poston nê rrjetin e tij social shkruan kështu:

“Kënga ma e re që ja kisha dedikuar Nanës (gjyshes) , Por fatkeqësisht ajo nuk jeton më, dhe rrugët e jetës na n’danë përgjithmonë. Premtimin e mbajta. Shpresoj të ju pëlqej texti: SGjonaj Muz: Ardian Kastrati Ork&Vok: Studio Zani Traboinit (Gjekë Dushaj) Videomontimi: SGjonaj”.

Related posts

Donaldi bën reagimin epik pas tërmetit në Shqipëri

e-max

A mund të shndërrohen miomat në kancer?

e-max

Ada, ylli shqiptar nga Amerika vjen me projektin e saj të parë

e-max