GazetaMax
Kuriozitete

Barca humb durimin, paralajmëron vendim unilateral për shkëputjen e kontratave të Umtiti e Braithwaite

Barcelona po humb durimin me lojtarët problematikë.
Skuadra katalane, Barcelona ka bërë disa lëvizje gjatë kësaj vere, por ka ngecur në procesin e shitjes së lojtarëve.
Disa lojtarë me paga të larta kanë refuzuar të largohen. Mes tyre janë edhe Samuel Umtiti e Martin Braithwaite. Por, me ta duket se skuadra po e humb durimin.
‘RMC’ raporton se bordi i Barcës po e ngrit zërin në raport me lojtarët. Thuhet se Umtiti dhe Braithwaite s’do të kenë numër të ndarë për sezonin e ri.
Kontrata e tyre do të shkëputet me vendim unilateral më 31 gusht, nëse deri atëherë dyshja s’gjejnë skuadër.
Mbetet të shihet nëse lojtarët do të marrin një vendim tjetër deri para kësaj date.

Related posts

​Klauzola interesante që ia mundësoi Milanit ta shkarkonte Fonsecan

Gazeta Max

Sadio Mane shfaqet për herë të parë si lojtari i Bayern Munich, realizon foto me fansat (Video)

Gazeta Max

FC Shkupi keqtrajtohet nga irlandezët – i bën thirrje për intervenim MPJ-së së Maqedonisë së Veriut

Gazeta Max