GazetaMax
LIFESTYLE

Brushat e grimit duhet t’i pastroni patjetër

Brushat të cilat i përdorni për t’u grimosur, duhet t’i pastroni më shpesh sesa mendoni.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Mendojeni pastrimin e tyre si një pjesë thelbësore të rutinës së bukurisë, pasi lënia e tyre për një kohë të gjatë në dollap pasi i keni përdorur, krijon papastërti të konsiderueshme.

Kur brushën e përdorni në vajra të ndryshme, pluhur apo kozmetikë tjetër e nuk e pastroni, ajo do t’ju shkaktojë më shumë akne, kruarje të lëkurës e skuqje, transmeton Koha.net.

Kristina Monako është asistente mjekësore e certifikuar në New York. Ajo thotë se është e domosdoshme që pas përdorimit të brushave të pastrohen mirë ato për ta hequr pjesën e mbetur në brushë nga grimi.

Ajo këshillon që pastrimi duhet të bëhet çdo dy ditë ose çdo javë, ndërsa larja e thellësishme duhet të bëhet një herë në muaj me një sapun apo ujë që përdoret për heqje të grimit.

300x250

Related posts

Ju prezantojmë Adea Shabanaj që ia thotë ëmbël potpurisë popullore

e-max

Vjen reagimi i papritur nga Donaldi pas “thumbave” të Beatrixës dhe Borës

e-max

Vitaminat që duhet t’i merrni nëse po ndjeni lodhje

e-max