Çaj me majdanoz për të pastruar mëlçinë

Çfarë kanë të përbashkët njerëzit më të shëndetshëm? Së pari, ata kufizojnë konsumin e ushqimeve të pashëndetshme, që shkaktojnë inflamacion, si sheqeri apo ushqimet e përpunuara, dhe ato që irritojnë zorrën (alkooli dhe duhani). Por, edhe nëse nuk hani shëndetshëm 24 orë në 24 për 7 ditë, mund të bëni disa gjëra të thjeshta për të ndihmuar mëlçinë – filtruesi natyral i trupit – të bëjë punën e saj.

Majdanozi dhe mentja janë dy produkte bimore shumë të mira për pastrimin dhe detoksifikimin e mëlçisë.

Majdanozi është një burim i mirë i vitaminës C dhe A, dy përbërës shumë bazikë kur bëhet fjalë për funksionin e mëlçisë. Ato ulin inflamacionin dhe forcojnë sistemin imunitar. Mos harroni gjithashtu se majdanozi është një agjent pastrues dhe detoksifikues i jashtëzakonshëm. Falë vetive të tij diuretike, ndihmon trupin të eliminojë toksinat nga trupi. Majdanozi është i pasur edhe në antioksidues që ndihmojnë në largimin e yndyrave të ruajtura në trup.

Mentja gjithashtu është një bimë shumë freskuese. Disa nga vetitë kryesore të saj janë:

Është antiseptike dhe anti-inflamatorePërmirëson tretjenStimulon funksionin e mëlçisë kur është i tejngopur.

Si të përgatisni një çaj me majdanoz dhe mente për të pastruar mëlçinë?

Përbërësit:1 lugë çaji majdanoz (5 g)1 lugë çaji mente të freskët (5g)2 lugë gjelle lëng limoni (20 ml)1 kupë ujë (200 ml)

Përgatitja:Së pari, duhet të theksojmë që produktet duhet të jenë organike. Sapo t’i siguroni ato, gjëja e parë duhet të bëni është t’i lani mirë.Më pas copëtoni majdanozin dhe gjethet e mentes.Ngrohni ujë në një çajnik. Sapo të fillojë të vlojë, hidhni bimët me kujdes,Lërini të treten për 15-20 minuta. Më pas lëreni të ftohet përzierja për 10 minuta.Në fund kulloni përzierjen dhe e kaloni në filxhan, duke e përzier me lëngun e limoni.Për t’i dhënë shije, mund të shtoni pak mjaltë. Konsumojeni njëherë në ditë, pasi të keni ngrënë

Të fundit në përqindje