GazetaMax
SPORT

Cristiano Ronaldo ‘thyen heshtjen’ flet për videon me Bruno Fernandes

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka folur për videon e tij me Bruno Fernandes që qarkulloi në rrjetet sociale.
Intervista e fundit e Ronaldos bëri bujë të madhe, pasi ai nuk kishte fjalë aspak të mira për klubin e tij Man United.
Kjo bëri që të krijojë një distancë në mes anëtareve të klubit dhe lojtarit.
Gjatë grumbullimit me kombëtaren portugeze për Kupën e Botës një gjë e tillë u vërejt, pasi qarkulloi një video në mes tij dhe Bruno Fernandes.
Aty u pa një përshëndetje e ‘ftohët’ në mes dyshes së Man United.
Së fundmi është Ronaldo që ‘theu heshtjen’ për situatën e ndodhur.
“Ne po luanim javën e kaluar. Avioni i tij ishte vonë – e pyeta a erdhe me varkë.
Ju lutem, mos pyesni lojtarët për mua, pyesni për Kupën e Botës”, tha Ronaldo.
Kujtojmë që pas asaj interviste Ronaldos pritet t`i ndërpritet kontrata me Manchester United.

Related posts

Santi Mina dënohet me katër vite burg për abuzim seksual

e-max

Evertoni për 5 milion euro, nuk e ka blerë Erling Halandin?!

e-max

Koulibaly: Mund ta fitojmë Premier League, dua të bëj histori

e-max