GazetaMax
Lajme

Deputeti Skender Rexhepi – Zejd, priti në takim nga ambasadori shqiptar, Denion Meidani

Sot pata kënaqësinë të takoj Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, z. Denion Meidani, me të cilin bashkëbiseduam për çështje të rëndësishme që prekin shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.⁣⁣
⁣⁣
Ndër të tjera, e informova ambasadorin për suksesin e arritur në mbrojtjen e dinjitetit dhe të drejtave të mërgatës shqiptare, duke parandaluar ndarjen në “rezident” dhe “jo-rezident”, një veprim që nga qeveria e kaluar jashta, ndarjes formale, nuk kishte impakt negativ në të drejtat e mërgatës në shoqëri, por me qeverinë e re veçse rrezikonte të cenonte numrin real të shqiptarëve të evidentuar në regjistrimin e fundit.⁣⁣
⁣⁣
Ky sukses vjen në një kohë kur qeveria aktuale po punon me ngulm për t’i zhbërë përfaqësimin shqiptar dhe të drejtat të fituara me shumë mund e sakrificë.⁣⁣
⁣⁣
Vazhdojmë të mbrojmë me këmbëngulje çdo të drejtë të fituar, sepse për ne statistikat nuk janë vetëm numra, por dinjitet dhe ekzistencë!

Related posts

Konferencë vjetore e kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi (Video)

Gazeta Max

Xhaferi: Nuk i shava punëtorët por sjelljen e tyre ndaj punës

Gazeta Max

Dalja e lumit Vardar nga shtrati në Zelenikovë, QMK kërkoi ulje të rrjedhës në Kozjak dhe Matkë

Gazeta Max