GazetaMax
Ballina Lajme

Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale, drejtori Neziri: Roli i Entit, faktor shumë i rëndësishëm

Të nderuar të pranishëm, të nderuar kryetarë të komunës, të nderuar deputetë, të dashur mysafirë.

Në Ditë Botërore të Pronësisë Intelektuale, festojmë kontributin e krijuesve, shpikësve dhe sipërmarrësve që e lëvizin botën e inovacionit dhe kreativitetit, duke krijuar vepra që inkurajojnë ndryshime dhe frymëzojnë një të ardhme më inovative.

Një ceremoni e organizuar nga Enti Shtetëror i Pronësisë Industriale, për të shënuar 26 Prillin, Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, si dhe për të ndarë çmimin
“Patenta e Vitit 2024”.

Tema e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale për vitin 2025 është: “Pronësia intelektuale dhe muzika: “Ndjeni ritmin e pronësisë intelektuale!”

Po ashtu, edhe këtë vit, si çdo vit tjetër, në përputhje me Programin e Punës së Entit, komisioni i përbërë nga ekspertë në fushën përzgjodhi shpikjen që i përmbushi kriteret për ndarjen e çmimit “Patenti i Vitit për vitin 2024”.

Me rastin e kremtimit ceremonial, Drejtori i Entit, z. Eljesa Neziri, iu drejtua të ftuarve, fituesve të çmimeve, kryetarëve të komunave, deputetëve, përfaqësuesve nga fusha e pronësisë industriale, si dhe të punësuarve në Ent, me një përmbledhje vlerësimin e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe si një nga faktorët e rëndësishëm për zhvillimin e tregut. Enti mbetet motor kryesor i mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale.

Drejtori е potencoi rolin e Entit, si faktori më i rëndësishëm i mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale. Ky përparim është i nevojshëm në mënyrë që krijuesit, shpikësit dhe kompanitë, në përputhje me standartet e Bashkimit Evropian, të jenë konkurrues si në tregun e Bashkimit Evropian ashtu edhe në tregun global.

Related posts

Ecolog vazhdon traditën, para festët së Bajramit ndihmon familjet në nevojë

Gazeta Max

“Dua një djalë fukara që ta mbaj vetë”, Beniada surprizon me deklaratën

Gazeta Max

OKH Merhamet në bashkëpunim me Ambasadën e Katarit realizuan projektin humanitar – pako ushqimore në Ramazan

Gazeta Max