GazetaMax
LAJME

Dosjet e ilegales shqiptare/ Grubi: Dokumentimi i tyre do të ruajë përjetë kujtimin mbi qëndresën heroike

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi të shtunën në Shkup mori pjesë në ceremonin e prezantimit të dosjeve të ilegales shqiptare të periudhës 1945-1999, “Ilegalja shqiptare – pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë”, që u organizua nën përkujdesin e liderit të Bashkimit Demokratik për Integim (BDI) – Ali Ahmeti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Çaste frymëzuese përkujtimi nën përkujdesin e Kryetarit Ali Ahmeti dhe Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqipëtarëve në Maqedoninë e Veriut mbi periudhën e veprimit atdhetar ilegal nga vitet 1945 e deri në luftërat e fundit çlirimtare në trevat tona. Sot mbarë opinionit si rezultat i një pune me rëndësi jetike hulumtuese në Arkivin Shtetëror të Kroacisë iu prezantuan dosjet e shërbimit sekret jugosllav për veprimtarët e ilegalitetit atdhetar dhe botimi i parë ekskluziv me fakte mbi madhështinë e asaj periudhe me titull “Ilegalja shqiptare – pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë”. Ky akt i dokumentimit historik do të ruajë përjetë kujtimin mbi qëndresën heroike të shumë atdhetarëve të asaj periudhe, për çka falënderojmë Kryetarin Ali Ahmeti që përkujdeset për memorizimin e veprimtarisë kombëtare që mbajti gjallë indin tonë kombëtar, pjesë e së cilës ishte që nga vitet e para të rinisë. Qoftë frymëzim i përjetshëm veprimi i ilegales sonë kombëtare”, është shprehur Grubi në rrjetet sociale për ngjarjen në fjalë.

Çaste frymëzuese përkujtimi nën përkujdesin e Kryetarit Ali Ahmeti dhe Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqipëtarëve në Maqedoninë e Veriut mbi periudhën e veprimit atdhetar ilegal nga vitet 1945 e deri në luftërat e fundit çlirimtare në trevat tona.

Sot mbarë opinionit si rezultat i një pune me rëndësi jetike hulumtuese në Arkivin Shtetëror të Kroacisë iu prezantuan dosjet e shërbimit sekret jugosllav për veprimtarët e ilegalitetit atdhetar dhe botimi i parë ekskluziv me fakte mbi madhështinë e asaj periudhe me titull “Ilegalja shqiptare – pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë”.

Ky akt i dokumentimit historik do të ruajë përjetë kujtimin mbi qëndresën heroike të shumë atdhetarëve të asaj periudhe, për çka falënderojmë Kryetarin Ali Ahmeti që përkujdeset për memorizimin e veprimtarisë kombëtare që mbajti gjallë indin tonë kombëtar, pjesë e së cilës ishte që nga vitet e para të rinisë.

Qoftë frymëzim i përjetshëm veprimi i ilegales sonë kombëtare!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=759621382194049&set=pcb.759624665527054
300x250

Related posts

Kolona të gjata në pikëkalimin kufitar Bllacë

e-max

Takime me qytetarë, Osmani: Na duhet mbështetja juaj për të udhëheq me shtetin

e-max

Lajçaku thotë se nuk po e ka të lehtë, ndan detaje pas takimit me Bislimin

e-max