GazetaMax
Uncategorized

Falimentimi me sukses i Federatës Ruse?

Nga Dritan Haxhiraj

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ajo që po ndodh nga data 15 mars 2022, e në vazhdimësi është vetëm evidentimi se ekonomia ruse është në kolaps.
Nuk mjaftonte vetëm Perëndimi, por reagimi I Kinës duke mbyllur portofolin mbi investimet në Federatën Ruse është më shumë se njē lajmë.
Është pika pa kthimë, se Vladimir Putin dhe regjimi që ka ngritur në këmb I ka orët me pikatore.
Kur barku nuk ngopet, populli ngrihet në kembë dhe revolta nē Shën Petersburgu, Moskë, Kaliningrad është vetëm çështje kohe, është çështje numrash dhe kur matematika nuk
genjen politika hesht.

Ministria e financave ruse në 15 mars urdhëroi në total 117.2 milionë dollarë si urdhër pagese ndaj bankave amerikane dhe atyre perëndimore.Eshtē borxhi i debitorëve rus ndaj kreditorëve Perëndimorë.

Paratë janë,por janë në llogari që nuk mund të hapen për të verifikuar transaksionin aktual nëse janë në dollarë apo rubla. Dhe nuk është rastësi që për momentin asnjë nga kreditorët nuk ka konfirmuar se ka marrë para. Shkurtimisht, është ende e paqartë nëse Moska ka respektuar angazhimet e saj për dy bono 117 milionë, duke nxitur frikën e falimentimit financiar për herë të parë që nga viti 1998.

Ndërkohë, obligacionet ruse po tregtohen me rreth 20 cent për dollar, një nivel stresi që tregon sesi investitorët po përgatiten për një falimentim.
Ky është një numër mjaft i madh i kreditorëve, kjo të bęnë të mendosh se fondet e huaja mbajnë afërsisht 170 miliardë dollarë në asete ruse, duke përfshirë 20 miliardë dollarë në obligacione në valutë të huaj( FT).

Kjo është ajo që po ndodh midis Moskës dhe Washingtonit.

Por, lajmi vjen nga Kina.

Disa javë më parë, disa institucione të mëdha të Pekinit vendosën të vënë në gatishmëri fluksin e financimit të destinuar për në Moskë për blerjen e lëndëve të para. Pa marrë parasysh pragmatizmin e Pekinit përballë nevojës së mundshme që Kremlini t’i shesë Kinës naftën që Evropa refuzon ta blejë.

Por tashmë, marrëdhëniet tregtare dhe financiare mes dy vendeve duket se janë më të komplikuara dhe gjithmonë për shkak të sanksioneve të vendosura nga BE dhe Shtetet e Bashkuara.

Përpara luftës në Ukrainë, rëndësia e Rusisë për Kinën si furnizuese e lëndëve të para ishte në rritje.Kjo u konsolidua në një miqësi pa kufi të shpallur midis dy kombeve përpara Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit dhe u festua me nënshkrimin e marrëveshjeve të reja për furnizimin e Kinës me naftë, gaz dhe drithë rusë. Por më pas diçka u prish dhe muzika ndryshoi.

Menjëherë pas pushtimit, pavarësisht se shtypi kinezë bërtiste se nuk ishte dakord me sanksionet e njëanshme të Perëndimit, marrëdhëniet normale tregtare me Rusinë vazhduan. Megjithatë, bankat kineze që atëherë kanë pezulluar financimin e kompanive ruse.
Frika se përfshirja e tepruar në mbështetjen e ekonomisë ruse mund të rezultojë në një humnerë për Pekinin.

Shkurtimisht, është më mirë të ndihmosh, por në një distancë të sigurt, për të shmangur ngatërrimin e tepërt dhe rrezikun e tërheqjes zvarrë në humnerë, në rast mospagimi.
Ekziston edhe një element tjetër, i dobishëm për fotografimin e situatës globale.

Sipas Bloomberg, “pas pushtimit, blerësit kinezë shmangën kryesisht dërgesat ruse të qymyrit dhe LNG-së, si dhe naftën bruto”.

Ky hezitim mund të jetë i përkohshëm. Por mund të pasqyrojë gjithashtu shqetësimet më të thella të kompanive të Kinës për bllokimin e sanksioneve që mund të ndikojnë në marrëveshjet bankare globale, si dhe frikën e qeverisë së Xi Jinping për t’u përjashtuar nga tregjet shumë më të rëndësishme për mallrat kineze. Nga ana tjetër, ka vetëm një të vërtetë.
Për çdo kompani kineze me operacione të konsiderueshme jashtë vendit, aksesi i vazhdueshëm në sistemin financiar të SHBA-së është më i vlefshëm se çdo marrëveshje që mund të bëjë me Rusinë.
Duhet thënë se Kina ka problemet e veta të mëdha në shtëpi. Për shembull, kolapsi progresiv i sektorit të teknologjisë.

Nën sulmin e rregullave ( Byroja politike Kineze ka arrestuar gjatë pandemisë 682 mijë komunista dhe jo për korrupsionë), tentativat për marrjen në pronësi, gjobat dhe shtetëzimet nga qeveria kineze, gjatë këtyre dy viteve të pandemisë teknologjitë e mëdha të Pekinit kanë humbur shumë nga vlera e tyre në bursë, duke dëshmuar shpesh prishjen sistematike të kapitalit të tyre, në të më e ulëta që nga viti 2008, viti i kolapsite financiarë.

Sot perandoria e themeluar nga Jack Ma, Alibaba, vlen 67%më pak, Tencent 51% më pak.

Nuk është çudi që JP Morgan, Deloitte&Touche, Fitch ka këshilluar investitorët globalë që të mos afrohen me aksionet e këtyre kompanive për 6-12 muajt e ardhshëm.

Të ekspozosh shumë veten me një vend në prag të falimentimit është ide e mirë?

Rusia në prag falimentimi totalë?

Moska u la në mes të rrugës edhe nga Pekini?

Vizita e Biden, këto orë në Europē është akti finalë I vendimeve të mëdha.

300x250

Related posts

Në zoom: Artan Grubi, përballë “dashakeqëve” të “të gjitha ngjyrave”

e-max

Manastiri le të jetë pjesë e kujdesit institucional ndaj margjinave tona etnike

e-max

Instagram e zgjidhi problemin e InstaStory në iOS, por duhet të…

e-max