GazetaMax
LAJME

“Fronti i përbashkët europian”, Musliu: Temë serioze e inicuar në kohë të duhur

Shkup, 29 Janar – Thirjet e kreut të BDI-së Ali Ahmeti për formimin e një fronti të përbashkët të partive politike drejt BE-së për analistin politik Albert Musliu  janë të duhura madje edhe imperativ i kohës. Musliu për TVM2 pohon se idetë  e tilla të hedhura në opinion jo vetëm që kanë hapur një debat të gjerë por si të tilla duhet të merren si serioze, pasi vendi deri në qershor duhet të inicojë hapjen e Kushtetutës  e me këtë edhe ndryshimet Kushtetuese të cilat janë kusht për vazhdimin e negociatave me BE-në.

“Ahmeti ka inicuar një temë serioze në kohën e duhur, sepse ne e dimë se deri në Qershor do të duhet të inicohet hapja e kushtetutës me ndryshimet Kushtetuese. Ne poashtu e dimë se integrimet europiane na varen jo vetëm nga ndryshimet kushtetuese, por edhe prej përkushtimit për luftë kundër korupsionit, sundimit të së drejtës dhe qeverisjes së mirë. Së paku Aleanca për Shqiptarët e ka kuptuar seriozishtë atë thirrje për unifikim në Unionin Europian. Por ajo nvaret prej atyre që dëgjojnë nëse janë serioz në integrimet europiane.”, tha analisti politik, Albert Musliu.

Thirrjet për unitet disa parti politike maqedonase i kanë cilësuar si pozitive, për dallim nga VMRO ja opozitare  thotë më tej Musliu, i cili shton se opozita maqedonase përmes  narrativit të saj që e shpalos në opinion, dëshmon se po ndjen presion si rezultat sëseriozitetit i cili ekziston brenda kësaj ideje. 

“Shumica e partive maqedonase janë deklaruar “PRO” integrimeve europiane, bile edhe partitë më të vogla janë deklaruar absolutisht, “PRO” integrimeve. Vet fakti që VMRO-DPMNE-ja pak në mënyrë më intensive ditëve të fundit është nëpër mediat duke e sqaruar pozicionin e saj, do të thotë se ato e ndjejnë atë presion. Domethënë, tema është aktuale fjalori është ndryshe, narativi është ndryshe, por serioziteti është prezent.”, tha Musliu.

Opinionisti Albert Musliu konsideron se uniteti është i rëndësishëm edhe gjatë proceseve reformuese të brendshme, të cilat sjellin sundim të ligjit, luftimin e korrupsionit zhvillim dhe mirëqenie më të madhe për qytetarët.

Related posts

Fakiq: Të shkarkohen ministrat dhe drejtorët e institucioneve që nuk i kanë kryer obligimet

e-max

Blue Economy Summit sot dhe nesër në Ohër

e-max

Janë mbledhur 260,000 euro për të prekurit në Turqi dhe Siri

e-max