Fundi i Oligarkëve

Nga Dritan Haxhiraj

Polizia federale gjermane e Hamburgut,me gjurmimin e dy helikopterëve të kapur dhe me sekuestrimin e disa fondeve në Qipro mbyll operacionin ndaj oligarkut rus Usmanov.

I përkiste një nga 5 oligarkëve më të pasur të Rusisë.

“Dilbar” i Usmanov ishte 156 metra i gjatë, me vlerë 588 milionë dollarë (537 milionë euro), i blerë në vitin 2016 nga një prodhues gjerman i cili menaxhohet nga një ekuipazh prej 96 personash, dy helikopterë me vlerë 20 milionë, ai ka një pishinë brenda e cila është më e madhja në botë .

Resident në Londër, Usmanov ishte i dekoruar nga disa kanceleri , por kjo nuk mjaftoi,që ai të mos futej në Listën e Non Gratave.
Ishte numri 26 në Listën e Non Gratave.

Polizia gjermane,gjurmoi motrën e Usmanov,Gulbakhor Ismailova.
Sanksionet e 3 Marsit nga ana e SHBA dhe Britanisë së Madhe janë lajmi i keq për të gjithë ata qe luajtën me Demokracitë, u pasuruan me pronën intelektuale të Perëndimit dhe bashkpunonin duke bërë lojë të dyfishtë sipas M-16.

Saksionet e 28 shkurtit nga BE janë në të njëjtën linjë me atë të SHBA-së.
Sipas llogarive te inteligjencës perendimore Rusia ka oksigjen ekonomikë edhe dy muaj për tu futur pastaj në një kolaps ekonomik të pa preçedent.
Vlera e 1 miliarde 💶 Euro që Europa paguante çdo ditë për të financuar Kremlinin , nëperrmjet gazit po mbyll një cikël politikë.

Usmanov ka qenë prej kohësh objekt kritikash në Angli për simpatinë e tij ndaj kreut të Kremlinit. Ai kishte thënë në të kaluarën “të jetë krenar për miqësinë e tij, edhe pse figura e presidentit rus mund të mos i pëlqejë të gjithëve”.

Tani më pak se kurrë, pavarësisht oligarkut 69-vjeçar me origjinë uzbeke, i cili prej vitesh u dallua si një sipërmarrës dhe sportist, veçanërisht në Evropë.

I njohur si filantropist, ai u shqua si lider në industrinë e rëndë (është aksioner mazhorancë i gjigantit Metalloinvest), në telekomunikacion dhe në sektorin e IT-së në Rusi, më pas si menaxher i përgjithshëm i Gazprom Invest dhe si CEO ekzekutiv, i i mbështetur nga 20 miliardë euro të kapitalit të tij neto.

Financuesi kryesorë I Facebook-ut.

Figura e oligarkut shihej me dyshim në Angli, por ka edhe nga ata në Itali që vlerësuan nismat e tij, përtej çdo lidhjeje me Kremlinin.

Në vitin 2017 mori nderin e Komandantit të Urdhrit të Meritës së Republikës Italiane nga Presidenti Sergio Mattarella, për disa projekte restauruese të monumenteve arkitekturore. Më pas shumë iniciativa solidariteti dhe mbështetjeje për sektorin e tretë në Sardenjë, rajon të cilit Usmanov i kishte dhuruar shumë fonde edhe gjatë pandemisë.
Por edhe kjo nuk i vleu që të shpëtonte.
Sanksionet nuk do të falin askënd.

Doktrina Biden-Yellen e tre C-ve është tashmë operative në gjithë planetin.

Të fundit në përqindje