GazetaMax
LAJME

Gratë e BDI me porosi nga Shkupi: Po në Europë por bashkë me gratë në ekzekutiv, reflektoni tani

Shkup, 26 Janar – Në prani të më shumë se 500 anëtareve, Forumi i Gruas i BDI-së, në organizim të kryetares Mukades Hajdari dhe sekretares për mundësi të barabarta në BDI Saranda Imeri sot zhvilluan takim në Shkup, me qëllim të shprehjes së revoltës së akumuluar vitet e fundit ndaj ekzekutivit të dirigjuar nga zëvendës – kryeministri Artan Grubi, ndaj siç thanë anashkalimi i gruas nga politikbërja, përfaqësimi adekuat në nivel qëndror dhe lokal.

Kryetarja e Forumit të Gruas së BDI-së Mukades Hajdari tha se injorimi i rolit të gruas në politikëbërje duhet të marr fund dhe asaj duhet ti jepet pjesa e përgjegjësisë dhe vendimmarrjes. Forumi tha se funksionon në tre parime, të cilave gjithmonë do tu përmbahet: Mbështetja në avancimin e vetëdijes së grave në politikë, Kontributi i grave ashtu sikur edhe deri sot në çdo cikël zgjedhor duke treguar gatishmërinë më të madhe duke realizuar fushatë model për gjithë strukturat e partisë dhe ngritja e zërit për krijimin e hapësirës dhe përfaqësimin dinjitoz të grave. Hajdari porositi ekzekutivin se nëse mendon që gratë janë legjitimiteti real i partisë, atëherë ejani bashkë të bëjmë integrimin tonë të duhur në parti e në shoqëri, në ekzekutiv dhe të tregojmë e të dëshmojë se ne fillimisht jemi të integruara përbrenda, e kështu bëhemi pjesë e shoqërive me vlera evropiane.

Deputetja e BDI-së Merita Koxhaxhiku alarmoi për përfaqësimin katastrofal të grave në ekzekutiv në secilin nivel, edhe përskaj kontributit të pakursyer të grave në fushatën e vitit 2020.

Fituam një kabinet qeveritar, pa e përfillur fare Forumin e Gruas, të përbërë nga zëvendës-kryeministër, ministra, zëvendës-ministra, të gjithë burra…në nivel lokal, asnjë kryetare komune nuk është grua. Njejtë është edhe me drejtoritë, tha Koxhaxhiku.

Në takimin e sontëm me ftesë të Forumit të Gruas morri pjesë edhe kryetari i Çairit Visar Ganiu, i cili apelio deri te ministrat shqiptarë të udhëhequr nga Grubi, që të marrin shembuj qeverinë Rama që ka 12 ministre apo Kosovën që ka presidente.

‘Ose nëse nuk dëshirojnë të marrë shembull nga Qeveria shqiptare, ku nga 15 ministra 12 janë femra, pra ministresha, ndoshta do t’i duket më lehtë të marrë shembull nga Çairi ynë. Aty ku nga 11 institucione edukativo-arsimore, 8 drejtohen nga gratë, 60 përqind e sektoreve udhëhiqen nga gratë ndërsa nënkryetrja e komunës është grua.

Këshillatrja e Sarajit në Këshillin e Qytetit të Shkupit, Nezrihan Rustemi Kadri tha se kërkon që femra të jetë e kyçur dhe të ketë rolin bartës nëpër institucione të ndryshme shtetërore pasi që këto kanë qenë disa premtime që janë dhënë ndaj grave ndërsa nuk e shohin ndonjë zbatim.

Në takimin e sontëm morrën pjesë mbi 500 anëtare të Forumit të Gruas së BDI-së, që edhe njëherë shprehën pakënaqësi ndaj rezultateve të dobëta të ekzekutivit në krye me Artan Grubin.

Related posts

Filloi para regjistrimit të nxënësve në klasën e parë për vitin e ardhshëm shkollor 2022/2023 në “ Jahja Kemal “

e-max

Agron Dedivanaj vëzhgon nga afër punimet në gjimnazin e Tuzit

e-max

VMRO së shpejti në protesta, Zhurnal mëson se në rrugë do të jenë edhe kultivuesit e duhanit

e-max