GazetaMax
Lajme

Grubi bën publike vendimet e seancës së 127 të Qeverisë

Shkup, 7 shkurt – Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar publikun e gjerë për vendimet e Mbledhjes së 127-të të Qeverisë.

Ja postimi i plotë i zëvendëskryeministrit të parë Grubi:

Nga Mbledhja e 127-të e Qeverisë

– Miratuam Propozim-Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, me qëllim të mbrojtjes së të rinjve. Propozohen ndryshime dhe në objektet afariste, gjegjësisht vendet e pagesës, në të cilat lojërat e fatit organizohen të jenë në një distancë jo më pak se 500 metra nga shkollat fillore dhe të mesme. Ligji i miratuar para një viti, u bllokua nga opozita në Kuvend, u tërhoq dhe u ri-miratua përsëri dhe me këtë largojmë kazinotë nga vendbanimet tona,

– Miratuam Programin për sigurimin social të grave që merren me veprimtari bujqësore. Për herë të parë deri më tani, rregullojmë të drejtën e përdorimit të ndihmës së lehonisë gjatë shkëputjes së veprimtarisë bujqësore për shkak të lindjes: Masa e mbështetjes financiare në vlerë prej 81.000,00 denarësh është paraparë për kompensim nëntëmujor të lehonisë për gratë që kanë statusin e fermeres individuale të siguruar, të fituar në përputhje me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, për një periudhë prej 12 muajsh para lindjes,

– Miratuam Programin për financimin e prodhuesve mikro-bujqësorë të verës dhe pijeve alkoolike për vitin 2023,

– Përcaktuam Planin e aktiviteteve në kuadër të Planit strategjik me SHBA-të me periudhë realizimi nga viti 2023-2033.

https://facebook.com/100044385821029/posts/pfbid02W82i491qiKKifH5mGDKVqxKCNKPa8TF2oQ61RPoEsknU6zrdTigByomX9u5UjmSsl/

Related posts

Ahmeti: Ministrat shqiptar në qeveri punojnë për të gjithë qytetarët

Gazetamax.mk

Shoferët privatë takuan Arsovskën, së shpejti kthehen në punë !?

Gazetamax.mk

Virusi që prek rrugët e frymëmarrjes tek fëmijët, spitalet në gjendje të jashtëzakonshme në Gjermani, sa të rrezikuar jemi?

Gazetamax.mk