GazetaMax
Uncategorized

Instagram gjobitet me shifra të ‘çmendura’

11:23 06/09/2022Rregullatorët irlandezë kanë gjobitur Instagram me 405 milionë Euro për cenim të privatësisë së fëmijëve.Ankesa e kahershme lidhej me të dhënat e fëmijëve, veçanërisht me numrat e tyre të celularit dhe adresat email. Disa prej fëmijëve i kthyen llogaritë e tyre në llogari biznesi për të pasur akses në analizën e të dhënave si vizitat në profil, por kjo publikoi të dhënat e tyre.Meta është shprehur se do ta apelojë vendimin. Kjo është gjoba e tretë nga rregullatori për kompaninë.“Kjo kërkesë është përqendruar në opsionet e vjetra, të cilat i kemi përditësuar rreth një vit më parë dhe prej atëherë kemi shtuar të reja për të ndihmuar në sigurinë e adoleshentëve dhe ruajtjen e informacioneve të tyre private.Çdokujt nën moshën 18-vjeçare llogaria i konvertohet automatikisht në private ndaj postimet e tyre mund t’i shihnin vetëm ndjekësit, ndërsa të rriturit nuk mund t’iu dërgojnë mesazhe”, ka sqaruar kompania mëmë e Instagram.Komisionieri i Mbrojtjes së të Dhënave në Irlandë merret me kompanitë e mëdha të teknologjisë, por kurrë më parë nuk ka vendosur një gjobë kaq të lartë.Vitin e kaluar, gjobiti WhatsApp me 225 milionë Euro, ndërsa autoriteti i Luksemburgut gjobiti Amazon me shifrën rekord prej 746 milionë Euro./tvklan.al

Related posts

Përshëndetje Shqipëri! Vivo lajmëron zyrtarisht hyrjen në treg

e-max

Të mendosh drejt synimeve fisnike

e-max

Mercedes njofton 800 mijë pronarët e këtyre llojeve te veturave për defektin që mund të shkaktojë zjarr

e-max