Ai shquhet për stil interesant dhe komentohet shumë për look ashtu siç pëlqehet dhe për muzikën që sjell. Ky është këngêtari David Dreshaj ku mësojmë në bazë të disa pamjeve që ka publikuar se na është bërë me flokë ngjyrë blu. E arsyen e këtij ndryshimi është se ai ka xhiruar klipin e ri të këngës “Lady Flame” që pritet të dalë për pak ditë në treg. Për muzikën dhe melodinë, beat janë kujdesur Arianit Abazi, Robert Bilbilov dhe vetë Davidi. Teksti i këngës është shkruar nga Arianit Abazi dhe David Dreshaj, mix-master dhe recorder nga Robert Bilbilov. Si do të jetë një “Made Flame” nën zërin dhe interpretimin e David Dreshaj të gjithë mezi e presin por edhe looku i tij mjaft i guximshëm ka shumë komente që mezi presin ta shohin djaloshin me stil të muzikës. Ndërsa një e veçantë e kësaj këngë do jetë edhe kombinimi simpatik në mes së gjuhës shqipe dhe asaj angleze.


