Ja si do të duket iPhone 14

Lansimi i iPhone 14 po afrohet. Tashmë kanë nisur të rrjedhin detajet se çka pritet nga prezantimi në shtator. Me linjë krejtësisht të re, ndryshime dizajni, kamera të përmirësuara, iPhone 14 pritet të jetë përditësim që dallon nga pararendësit.

Në një video për të sqaruar të gjitha spekulimet e deritashme, “9to5Mac”, ka publikuar të gjitha detajet që pritet t’i ketë linja e re e telefonit të Appleit. iPhone 14 pritet të vijë në katër modele të ndryshme, në dy madhësi ekranesh. Bëhet fjalë për iPhone 14 me ekran 6.1-inç, iPhone 14 Max me ekran 6.7-inç, iPhone 14 Pro me ekran 6.1-inç dhe iPhone 14 Pro Max me ekran 6.7-inç.

Do të jetë hera e parë që Apple ofron një telefon me madhësi ekrani 6.7-inç, e që s’do të cilësohet model Pro. iPhone 14 Max pritet të kushtojë rreth 900 dollarë, duke e bërë iPhonen më të lirë pas lansimit nga Apple. Sa i përket dizajnit, linja e iPhone 14 pritet të ngjajë me atë të iPhone 13. Megjithatë, iPhone 14 Pro dhe 14 Pro Max pritet të kenë ndryshime në hapësirën e “njollës” që do të zëvendësojnë kamerën e përparme dhe teknologjinë e identifikimit të fytyrës. Të gjitha detajet mund t’i gjeni në videon e mëposhtme:

Të fundit në përqindje