GazetaMax
Lajme

Komuna e Çairit ndanë 1 milionë denarë për familjet e viktimane në tragjedinë e Koçanit

Sot, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Çairit, u miratua propozimi për ndarjen e 1 milion denarëve për familjet e viktimave të tragjedisë në Koçan. Ky veprim, i ndërmarrë nga Këshilli i Komunës së Çairit, është një shprehje e solidaritetit dhe angazhimit të komunitetit tonë në kohë të vështira.

Ndihma financiare nuk është vetëm një mbështetje materiale, por një mesazh i qartë se në momentet e dhimbjes, Çairi qëndron bashkërisht për ata që kanë nevojë më shumë.

Ndjehem i nderuar që mund të kontribuojmë në ndihmën e këtyre familjeve, dhe jam i bindur se ky është vetëm hapi i parë. Çairi do të vazhdojë të mbetet pranë këtyre individëve në çdo hap të rrugës për t’i mbështetur ata në periudha të vështira.

Ne do të vazhdojmë të angazhohemi në mënyrë të palëkundur për të ofruar mbështetje dhe për të siguruar që çdo qytetar të ndihet i mbështetur dhe i vlerësuar nga bashkësia dhe institucionet që e përfaqësojnë.

Related posts

Prej nesër 100 të punësuar në “Ujësjellës dhe Kanalizim” do të ngelin pa punë

Gazeta Max

I ndalohet hyrja në Kosovë zyrtarit serb

Gazeta Max

Arsovska “vazhdon me cirkun” në këshillin e Shkupit, ulet në fund të sallës e jo në vendin e saj

Gazeta Max