GazetaMax
Uncategorized

Konotacioni pozitiv-negativ pse po bëjnë dasëm cullak ASH me deklaratën e Bekim Sali

Mr. Hamdi Nuhiju

Skandali që tronditi Maqedoninë e Veriut në lidhje me spitalin “Zhan Mitrev” është temë e cila ka tronditur opinionin vendor, rajonal dhe ndërkombëtar. Por ka gëzuar tejmase eksponentët e Aleancës për shqiptarët dhe Lëvizjes Besa.

Zhan Mitrev u trondit se ky skandal u zbulua në kohën kur në krye të ministrisë së shëndetësisë është zotëri Bekim Sali, njeri i cili ka vetëm një fytyrë, rrjedh vetëm prej një subjekti politik dhe i cili gjithçka në jetën e tij e ka fituar në bazë të meritës, mundit dhe punës së tij. Nuk ka fituar asgjë duke u lëpyer herë në prehrin e VMRO-DPMNE-së e herë në prehrin e LSDM-së, herë te Levica e herë te BDI-ja.

Shumë këshilltar komunal i kam parë pa namuz në prehrin e VMRO-DPMNE-së, Levicës e nacionalistëve sllavo-maqedonas. Këshilltar të Aleancës për shqiptarët që vetëm aleancë shqiptarësh nuk janë !

Deputet që zgërdhihen në rrjetet sociale me dhëmbët e verdha e të papastra njëjtë si veprimtaria e tyre politike dalin prej njërit qosh e në qoshin tjetër dhe i hedhin benzinë zjarrit të gazetarëve.

Gazetarët! Hmmm. Gjatë studimeve të mia në masterin e dytë, studime gjinore, profesoresha universitare nga Kroacia, Dona Kollar Panov na shpjegonte saktësisht luftën e lëvizjeve feministë në botë në raport me propagandën mediale. Si pjesë kyçe ose piedestal i luftës ishte përcaktimi i redaktorëve përgjegjës dhe kryeredaktorëve të medieve. Sa është përfaqësimi i redaktorëve dhe kryeredaktorëve i gjinisë femër dhe sa janë meshkuj? Nëse pjesa dërmuese janë të gjinisë mashkullore, ata natyrshëm nuk do të pajtoheshin me fotografinë që e kërkojnë ta nxjerrin në pah lëvizjet feministë. Prandaj, në pyetjen çfarë duhet bërë për të mos u diskriminuar në medie, sugjerimi i të gjithë teoriticientëve feminist është shtimi i redaktorëve përgjegjës dhe kryeredaktorëve femra.

Të njëjtën strategji kanë përdorur dhe e përdorin edhe partitë politike. Sa më shumë redaktor përgjegjës dhe kryeredaktor e gazetar që kanë me pikëpamje të tyre politike, aq më mirë për to. Këtë gjë po e përdor edhe Aleanca për shqiptarët, BDI-ja, PDSH-ja dhe të gjitha subjektet politike shqiptare.

Duke u nisur nga ky parim, dhe duke e parë frikën në palcë te Zhan Mitrevi prej qasjes së ministrit Bekim Sali, redaktorët përgjegjës, gazetarët dhe kryeredaktorët nxjerrin tituj që do të dëshironte Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa të shoh në medie. Në këtë mënyrë gjithë press konferencën e Bekim Sali prej mbi 1 orë ta zhvendos tek një përgjigje sugjerim: Nëse çmimi do të ishte 500 denar, kjo temë nuk do të bëhej temë, me sikur. Hipoteza, teza, argumenti dhe bishti.

Redaktorët e pamoralshëm u kapën për bishtin.

Përndryshe Bekim Sali shkroi më vonë: Të nderuara media dhe ju qytetarë, më lejoni të shpjegoj se shëndeti juaj nuk ka çmim dhe se pavarësisht çmimit të shërbimit shëndetësor, qoftë ai edhe 500 denarë ose edhe 5 denarë, përgjegjësi patjetër duhet të ketë. Kjo ishte ideja ime dhe ky është qëndrimi im. Gjithçka tjetër është interpetim.

Këshilltarët e Aleancës për shqiptarët nga prehri i nacionalistëve sllavo-maqedonas pse nuk shkruajnë një titull me deklaratën e dytë: Bekim Sali: Shërbimi shëndetësor qoftë edhe 5 denar, përgjegjësi duhet të ketë.

E ju medie me redaktor përgjegjës, gazetar dhe kryeredaktor që kanë pikëpamje politike të Aleancës për shqiptarët a nuk ju shkoj në mend një titull i këtillë? E di që nuk ju shkon në mend! Sepse deputetit me dhëmbët e zverdhura nuk i pëlqen!

Related posts

Jeff Bezos e “thumbon” Elon Muskun pasi ky bleu Twitter’in

e-max

Mesazhi që duhet ta fshini menjëherë nga telefoni!

e-max

Perëndimi i Ukrainës

e-max