GazetaMax
Uncategorized

Ku fle lepuri?

Hamdi Nuhiju

Maqedonia e Veriut ka nisur rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian, tashmë e pavarur prej vetove dhe bllokadave të ndryshme prej shteteve fqinje dhe jo fqinje. Fitorja më e madhe e këtij shteti të vogël në qendrën e Ballkanit është rrumbullaksimi i idesë së vetos. Nuk ka më kush mundet t`i vendos veto.

I can`t breath, yes you can! Tashmë Maqedonia e Veriut mund të marr frymë, frymën nuk ia merr asnjë vendim politik i ndonjë shteti fqinj! Rruga ishte e gjatë dhe përcaktimi strategjik i këtij shteti kaloi nëpër tehun e shpatës!

Vetoja e fundit ishte ajo e vendosur në Bullgari. Vetoja u zhvendos, shkatërroi një qeveri dhe krijoi një propozim francez. Prapa zhvendosjes dhe shkrirjes së vetos po qëndron një shtet i fuqishëm evropian si Franca. Ti dalësh kundër Francës dhe forcës së saj politike është njëjtë si ta ndjesh veten elefant në momentin kur bashkërisht me elefantin e kalon urën e “siratit”. Ura dridhet, miu po thotë në vete, uaaa shiko e dridha urën!

Beteja e dytë e Maqedonisë së Veriut ka të bëjë me kapitujt. Kapitujt e Bashkimit Evropian janë shkallët nëpër të cilat duhet të kaloje Maqedonia e Veriut. Ky moment përshkruhet si luftë me vetveten! Mullinjtë e erës nuk ekzistojnë në legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Hapja e kapitujve dhe kalimi prej një kapitulli në kapitullin tjetër, shënon një ndryshim të prekshëm në atmosferën e brendshme dhe të përgjithshme në Maqedoninë e Veriut. Qytetarët e prekin dhe ndjejnë këtë ndryshim, njëjtë si bizneset po e ndjejnë ndryshimin e liberalizimit të vizave.

“ Nuk po paraqitet asnjë punëtor për punë nëpër konkurset e bizneseve private”, kështu disi tingëllonte sot një lajm i ditës! Shoqatat e punëdhënësve po kërkojnë nga shteti që të ndryshoje legjislacionin që pengon punësimin e personave të huaj, me qëllim që të mos kanë pengesa në punë dhe sa më lehtë të gjejnë fuqi punëtore.

Nuk ka punëtor- Uaaa, çfarë lajmi! A po dëgjon, bizneset po ankohen? Liberalizimi i vizave i dha shuplaka bizneseve private dhe shfrytëzimit maksimum të fuqisë punëtore dhe ngrënies së hakut të punëtorëve. Kalimi i kapitujve dhe përfundimi i procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, i detyron bizneset private që të ndryshojnë rrënjësisht qasjen ndaj punëtorëve. Ose do të paguajnë hakun, ose do të detyrohen të mbyllin bizneset.

Të kthehemi te fillimi: – Ku fle lepuri? Ose më saktësisht cili grup interesi në Maqedoninë e Veriut është rrënjësisht i interesuar që të krijohen pengesa të mëdha në kapërcimin e kapitujve në procesin e euro-integrimit?

Nëse bizneset private me dekada të tëra e kanë trajtuar punëtorin si skllav dhe në momentin e liberalizimit të vizave, ngelën pa punëtor dhe në momentin e integrimit të vendit në BE, ngelin edhe pa biznese, pasi që detyrohen të zgjedhin midis hakut të punëtorit dhe zhdukjes prej skenës biznesore, atëherë të njëjtit janë rrënjësisht të interesuar që të krijohen pengesa në kalimin e kapitujve për integrimin e vendit në BE.

Kjo është një hipotezë e cila mund që të dëshmohet si e saktë me kohën ose të bjerë poshtë si e pasaktë. Por një gjë është tejet e sigurt, ideja e skllavo-pronarëve në këtë shtet ka marr fund.
Rrnoftë liberalizimi i vizave, rrnoftë Bashkimi Evropian, poshtë skllavo-pronarët.

Related posts

Instagram e zgjidhi problemin e InstaStory në iOS me një përditësim

e-max

Plane për të vrarë Putinin, çfarë po kurdisin shërbimet sekrete

e-max

Diçka e kalbur me “Llatasshtinë”, VMRO-ja asnjëherë s’është distancuar!

e-max