GazetaMax
Uncategorized

Kur polli lopa

Hamdi Nuhiju

A polli lopa, do të ishte pyetja më adekuate? Jo, nuk është koha! Por ju konfiskua pasaporta. Ndoshta do t`i merret edhe dhuntia-mundësia-shkathtësia për të prodhuar qumësht. Pse nuk po pëllet lopa? Parashtroi pyetjen dikush prej në publikë! Iu shter zëri, frymëmarrja iu errësua, iu mbyllën sytë.

Në të kaluarën, në malësitë tona ka dëgjuar i tërë fshati kur polli lopa. Po, lopa e Hajdarit. Lopa ka krijuar edhe parti politike dhe pretendon që t`i fitoj zgjedhjet parlamentare në spektrin politik shqiptarë.

Lopa është kafshë që mban një shtëpi. Sot kanë ndërruar senet! Përsëri e përdori tastierën tjetri nga publiku. Sot një shtëpi nuk po mundet me mbajt një lopë.

Përndryshe asgjë e re nga Lindja! Gaza, raketat, Hamasi, Izraeli. Në anën tjetër, drithërat, Ukraina, Turqia, deti, nëndetëset, Rusia. Po Rusia! Ky shtet që po mban peng një botë. E ka vendosur ta gjunjëzoj, tmerroj dhe shfrenoj.

Pak më andej Tajvani dhe Kina. Diku në mes Amerika. Uji i pastër si loti, por i dëmshëm për shëndetin e njeriut. Shëndeti mendor është nevojë, po thonë hulumtuesit gjerman duke u përgatitur për krizën energjetike.

I kthejmë antenat ka Beogradi. Jo, Prishtina. Udhëzimi administrativ. Çarshafi. Përmendi dikush çarshaf? E lexuam atë copëz mendimi kundër mbulesës. E dini në Francë një kohë u ndalua mbajtja e shamisë, dhe dr.Jusuf Kardavi, kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Musliman, dha përgjigjen se femrat në Francë duhet që ta rruajnë kokën. D.m.th. dha një Alternativë. Në Kosovë edhe Albini u mundua ta imitoj Kardavin, por në sferën tjetër. Ai kufizoi moshën prej kur mundet femra me mbajt shami.

E kam dëgjuar shpesh një thënie epike që lidhet me ngjarjet:” Kur muslimanët nuk interesohen për politikë, udhëhiqen nga politikan që nuk interesohen për musliman”.

Kur polli lopa? Me 20 gusht, thanë garuesit e zgjedhjeve në Tetovë. Dhe përfundimisht u hap kutia e Pandorës. Në Tetovë po shkruhet historia, për herë të parë prej që Maqedonia e Veriut ka fituar pavarësinë një veturë elektrike po prodhohet në plotni. Kjo fal Lazim Destanit, fal qeverisë në krye me kryeministrin, por fal edhe pjesëmarrjes së Alternativës. Nëse Alternativa nuk do të dëshironte që ky investim të ndodh në Tetovë, a do të mundësohej ndihma shtetërore prej 130 milion eurove? Asnjëherë. Nuk u pengua nga Alternativa. Përkundrazi, u promovua, inicua, u votua.

Ky lajm prodhon stabilitet në këtë shtet. Dikush e ndërron mendjen, nuk e vendos me u shpërngul përgjithmonë në mërgim.

Hajdari është gjallë, por lopa e tij nuk e di se a ka mundësi ta duroj presionin deri me 20 gusht. Tetovë do të ketë, por shumicë për Tetovën, nuk e di! Dhe nuk jam shumë i bindur se tetovarët i japin zë rinisë duke votuar pleq.

Konkrete asgjë! Mjegull, ajër, rimë, poezi! Konkrete vetëm në programin e Alternativës për Tetovën. Pak premtime, pak gjëra, por konkrete, të prekshme dhe zgjidhje kreative.

Jam i bindur se me 20 gusht gjërat do të ndryshojnë.

Related posts

Elon Musk ofron 41.3 miliardë dollarë për ta blerë Twitterin

e-max

Microsoft thotë se po pengon tentimet e spiunëve ushtarakë rusë për hakim

e-max

Pasojat e bisedave të gjata në telefon

e-max