GazetaMax
LAJME

Ky është i riu nga familja Grainca i arrestuar për keqpërdorimin e kartelave bankare

Keqpërdorimi i kartelave bankare është një fenomen në rritje në Kosovë, që po shkakton humbje të mëdha por edhe pasiguri si për bankat, ashtu edhe për klientët e tyre.

Kështu, të dyshuarit, të cilët veprojnë herë vetëm e herë në grupe arrijnë të përfitojnë kundërligjshëm, duke përdorur kartelat bankare pa autorizim, apo edhe kartela të falsifikuara, raporton Sinjali.

Për një rast të tillë, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e një 24-vjeçari, i cili po dyshohet se ka kryer blerje të ndryshme që kapin vlerën e hiç më pak se 17 mijë eurove.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije ekskluzivisht se i dyshuari është Lorent Grainca nga Ferizaj dhe po dyshohet se ka keqpërdoru kartela të ndryshme bankare, përmes të cilave ka bërë blerje të gjësendeve të llojllojshme.

Related posts

Bekteshi: Nuk është e drejtë të lihen shkollat pa furnizues me energji elektrike

e-max

Si të marrësh vizë për bashkimin familjar në Gjermani

e-max

Vazhdon seanca parlamentare për rikonstruimin e Qeverisë së RMV-së

e-max