Lehtësime të konsiderueshëm për përdoruesit e Windows 11

Për ata që nuk e njohin teknologjinë ose nuk i kanë eksploruar plotësisht cilësimet për Windows 11, procesi i kalimit midis aplikacioneve dhe shfletuesve standarde dhe të preferuara mund të jetë i ndërlikuar.

Megjithatë, lajmi i mirë është se në përditësimin e ri për Windows 11, Microsoft tani e bën shumë më të lehtë për përdoruesit të ndryshojnë shfletuesin e paracaktuar në platformë. Gjithçka që duhet të bëjë përdoruesi është të shkojë në seksionin e aplikacioneve standarde në cilësimet për Windows 11, të kërkojë shfletuesin e dëshiruar dhe të klikojë në butonin që lejon cilësimin e paracaktuar.

Përpara kësaj, nëse përdoruesi nuk ka vendosur fillimisht shfletuesin e paracaktuar, ai do të duhet të ndryshojë mënyrën se si aplikacioni menaxhon protokollet në cilësimet, gjë që nuk është më e dukshme për të gjithë përdoruesit.

Duhet të theksohet se përditësimi KB5011563 është opsional, që do të thotë se Microsoft nuk ua imponon përdoruesve, të cilët do të duhet të kërkojnë dhe përditësojnë manualisht kompjuterin e tyre nëse duan të përfitojnë nga ndryshimet e reja.

Të fundit në përqindje