GazetaMax
Lajme

Lloga: Si i gënjejnë shqiptarët me funksionet që do marin, nga 8 do bien në 4 ministra

Ministri i Drejtësisë dhe njëherit Sekretar gjeneral i ASH-së, Krenar Lloga përmes një postimi në rrjetet sociale ka elaboruar bartjen e funksioneve të larta në vend se si kanë qenë shqiptarët dhe çfarë ju ka takuar më herët e çfarë pretendohet që do marin tani.

– Përgjatë këtyre tre dekadave shqiptarët në RMV kanë drejtuar më së paku 5 nga 15 resore ministrore, gjegjësisht 6 nga 15 ministri dhe së fundi 8 resore nga 16 (pa përmendur këtu ministrat pa portofol/zëvendëskryeministrat apo edhe ato në detyrë).
❌ Ndodh që për herë të parë shqiptarët të drejtojnë vetëm 4 resore ministrore në Qeverinë e paralajmëruar nga VMRO-vLEN, dhe atë 4 nga 16 resore. Biles, edhe më keq, do bëjnë ndryshime ligjore që të bëhen 4 nga 19, e që do të jetë ekzekutimi politiko-institucional i shqiptarëve të RMV-së.
⛔ Nuk ka resor Ministri për Integrim – NUK EKZISTON
⛔ Nuk ka resor Ministri për Qeverisje të Mirë – NUK EKZISTON
Do jenë dy ministra pa resor që do të kenë nga 5 të punësuar, një shofer e një fotograf.
*S’ka lidhje be shoç, veç të hyjmë njëherë mandej e shohim.

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=408964638793799&id=100090407993687&rdid=EQIwBCfhmMWyDtAl

Related posts

Kovaçevski – Shole: Mbështetje e madhe nga SHBA-ja për Maqedoninë e Veriut

Gazetamax.mk

Përfundoi thirrja për subvencione të trotinetëve, vazhdon për biçikleta

Gazetamax.mk

Lagjja Saat Kullë, infrastrukturë të re dhe asfaltim në rrugën “Otokar Kershovani”

Gazetamax.mk