GazetaMax
Uncategorized

Mërgimtarët

Hamdi Nuhiju

– Çka paska ndodh ? Çka janë mbledh kaq shumë njerëz në qytet? Më pyeti një natë gruaja ime.

– Kanë ardhur mërgimtarët, ia ktheva. E di, ato njerëz shqiptarë dhe musliman që jetojnë dhe punojnë kudo nëpër Evropë dhe që vijnë njëherë ose dy herë në vit në vendlindje. Asnjëherë nuk vijnë duarthatë!  Disa prej tyre i blenë drutë për dimër për mixhën, vëllain, kushërinjtë. Dhe në këtë mënyrë ia largojnë një barrë të madhe atyre njerëzve dhe ia mundësojnë që dimrin ta kalojnë pa brenga. Të tjerët, paguajnë semestrat e studentëve familjar, ia paguajnë borxhin e rrymës dhe borxhet tjera anëtarëve tjerë të familjes. Dhe në këtë mënyrë, në heshtje krijojnë njerëz stabil, pa brenga dhe pa borxhe.

E dini, janë mërgimtarët ato që me kontributin më të madh të tyre mundësojnë ndërtimin e qindra-mijëra shtëpive, që qindra e mijëra familje shqiptare të jetojnë me kulm mbi kokë, të mos marrin vendim për t`u shpërngulur nga vendlindja.

Mijëra fëmijë dhe të rinj vishen me rrobat më të bukura nga kontributi i këtyre mërgimtarëve që të heshtur vijnë dhe në heshtje ikin.

Janë shtuar trotinetët elektrik nëpër qytet. A nuk e ke kuptuar se shumica e tyre që vozisin trotinet, këtë gjë e kanë dhuratë nga familjarët e tyre që jetojnë në mërgim?

Për pjesën e veturave të mos flasim! E për atë se ky muaj shndërrohet në muaj ahengu për secilin shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. E gjithë kjo falë bujarisë së pafundme të po atyre mërgimtarëve që për asnjë moment nuk kanë hequr dorë nga ne!

Sa xhami dhe shkolla u ndërtuan me kontributin e mërgimtarëve? Sa persona të sëmurë me sëmundje të rralla u dërguan për shërim jashtë vendit? Sa jetë shqiptarësh u shpëtuan nga kontributi i këtyre mërgimtarëve? Sa memorialë dëshmorësh u meremetuan dhe u ndërtuan me kontributin e mërgimtarëve? Sa familje të reja u krijuan nga dasma të sponzorizuara prej mërgimtarëve?

A ke turp? Po ti, a ke turp që komenton veshjet e tyre? A ke turp kur nxjerr jashtë kontekstit fjalët e tyre dhe pret prej tyre që intelektualisht të janë më të ngritur se shumica e filozofëve klasik? Sa je i ngritur ti intelektualisht që mat dhe vë në peshore çdo fjalë të tyre?

Mërgimtarët janë njerëz si të gjithë njerëzit tjerë. Gabojnë dhe ia qëllojnë. Por për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, së pari vjen Zoti, pastaj mërgimtarët! Nxirrmëni nga konteksti po deshët!

Related posts

TikTok me një veçori të re

e-max

Editorial/ Grubi, asht i fortë që i ngel në fyt VMRO DPMNE-së dhe jo vetëm!

e-max

Vetura e re elektrike kineze si në filma me kartona

e-max