Milani mobilizohet për merkaton verore, “pikëton” gjashtë futbollistë
Skuadra e Milanit, pas ndërrimit të pronësisë, ka vendosurtë jetë konkurruese në të gjitha frontet.
Si rezultat i kësaj, “rossonerët” kanë vendosur që në afatin veror prioritet t’i jepet forcimit të skuadrës, me gjashtë lojtarë që janë në krye të listës së dëshirave për klubin “kuqezi”.
Sterling, Bottman, Isco, Haller, Origi, Nkuku, Sanches e Asensio janë më të kërkuarit deri më tani, shkruan lajmi.
I gjithë pritet të ketë edhe mbulim financiar. Në bazë të asaj që raportojnë mediet italiane, klubi do të ketë buxhet për merkaton verore hiç më pak se 300 milionë euro.
Me marrëveshjen për Origin pothuajse të përfunduar, “kuqezinjtë” do t’i tentojnë edhe “pistat” e tjera që nuk janë të pamundura për t’u arritur.
Gjatë ditës së djeshme u raportua për një refuzim të Sterlingut, por, përderisa futbollisti nuk rinovon me Manchester City, gjithçka mund të jetë e pritshme.
Të fundit në përqindje
Shkup, 5 shkurt – Presidenti Stevo Pendarovski nesër do të jetë nikoqir i koleges së tij hungareze
Shkup, 5 shkurt – Moti i ftohtë nuk i zmbrapsi transportuesit privat që të dalin sërish
Shkup, 5 shkurt – Banorët e fshatit Luboten të komunës së Butelit me dekada nuk e
Shkup, 5 shkurt – Shkon në mbi 100 numri i shkeljeve të automjeteve që transportojnë nxënës
Dibër, 5 shkurt – Ndonëse në vitin 2000 Subi Vojka nga Dibra ka blerë pronë me