GazetaMax
Teknologji

Microsoft fiton betejën me autoritetet Amerikane për blerjen e Activision Blizzard

Komisioni Federal Tregtar në SHBA (FTC) zyrtarisht ka tërhequr padinë e ngritur kundrejt blerjes së Activision Blizzard nga Microsoft.

FTC bëri kërkesë për tërheqjen e padisë ditën e Enjte vetëm pak ditë pasi humbi apelimin për të parandaluar Microsoft të finalizojë blerjen.

Kështu merr fund beteja ligjore dy vjeçare ndërsa FTC u përpoq të bllonte blerjen 68.7 miliardë dollarëshe.

Microsoft fitoi betejën për blerjen e Activision Blizzard në Korrik të 2023 dhe marrëveshja u përfundua disa muaj më pas, në Tetor, ose dy vite pasi u bë publike.

FTC ka apeluar vendimin për të lejuar blerjen dy vite më parë por që u rrëzua në fillim të këtij muaji.

Related posts

ВИДЕОЛОТАРИЈА КАСИНОС АВСТРИЈА ОДГОВОРЕН ПРИРЕДУВАЧ НА ИГРИ НА СРЕЌА

Gazeta Max

WhatsApp sërish po vjen me ndryshime

Gazeta Max

Apple akuzohet për mbikëqyrje të pajisjeve personale të punonjësve

Gazeta Max