GazetaMax
Uncategorized

Mikroçipi me të cilin paguani vërtet me “para në dorë”

Patrick Paumen shkakton habi te personat që ka përreth sa herë që kryen një pagesë në një dyqan apo restorant. 37-vjeçari nuk paguan me kartë apo telefon, por “me para në dorë”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ai thjesht vendos dorën ngjitur me lexuesin e kartës dhe pagesa kalon pa probleme. “Reagimi i njerëzve është i jashtëzakonshëm!”, thotë Paumen, i cili punon si roje në Holandë. Ai mund të bëjë këtë lloj pagese për shkak se në vitin 2019 futi nën lëkurë një mikroçip. “Të dhemb aq sa një pickim”, tregon Paumen për BBC-në. Ai e përshkruan veten si një njeri “bionik”, i cili fut objekte teknologjike në trup për të përmirësuar performancën e tij. Në total ai ka 32 impiante teknologjike në trup, mes tyre çipa për të hapur dyer dhe magnete. “Teknologjia përparon dhe unë dua të kem sa më shumë”, thotë ai. “Impiantet shtojnë funksionet e trupit tim. Nuk do të jetoja pa to”.

Mikroçipi i parë në trupin e njeriut u fut për herë të parë në vitin 1998, por vetëm gjatë dekadës së fundit publikut të gjerë i është dhënë mundësia të përdorë këtë teknologji. Kompania britaniko-polake, “Walletmor”, thotë se është e para që ka nxjerrë në shitje këto mikriçipa. “Me të mund të paguash për një pije në plazhet e Rios, një kafe në Nju-Jork, apo një qethje flokësh në Paris”, thotë themeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë, Wojtek Paprota.

“Mund të përdoret kudo ku pranohen pagesa pa kontakt”. Mikroçipi peshon më pak se një gram dhe është pak më i madh se një kokërr orizi. Ai futet nën lëkurë bashkë me një antenë, i mbështjellë në biopolimer, një material natyral, i ngjashëm me plastikën. Deri tani, kompania ka shitur më shumë se 500 mikroçipa.

Për shumë njerëz, ideja e futjes se një objekti të huaj në trup mund të duket e neveritshme, por sipas një studimi të vitit 2021, ku u pyetën 4000 persona në Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar, rreth 51% e tyre u shprehën të gatshëm për një gjë të tillë. Sidoqoftë, sondazhi zbuloi se shqetësimi për këtë përparim të teknologjisë ishte i pranishëm edhe te personat që u shprehën pozitivisht. Në fakt, ajo që e ka bërë këtë çështje tepër të ndjeshme dhe shpesh objekt i teorive konspirative, është se në të ardhmen, këto mikroçipa mund të mbushen me të dhënat personale të njerëzve, duke i bërë ata të gjurmueshëm në çdo sekondë të jetës së tyre.

Ekspertja e teknologjisë financiare, Theodora Lau, thotë për BBC-në se çipat e futur në trup janë thjesht një zgjatim i teknologjisë së informacionit, që sot e gjejmë kudo në jetën tonë të përditshme. Por ajo shton se përdorimi masiv i kësaj teknologjie do të varet nga vetë njerëzit.

300x250

Related posts

Interneti i Starlink gati për 32 shtete

e-max

Elon Musk kërcënon se do prishë marrëveshjen me Twitter

e-max

A duhet të vlerësojnë mësuesit, nxënësit në bazë të shtresës sociale?

e-max