GazetaMax
LAJME

Millkov kërkon siguri për bullgarët që do të vijnë në Shkup për përvjetorin e lindjes së Goce Dellçevit

Shkup, 27 janar – Ministria bullgare e Punëve të Jashtme do të dërgojë notë në Shkup me kërkesë që të garantohet siguria e bullgarëve të cilët më 4 shkurt do të udhëtojnë në Maqedoninë e Veriut për shënimin e përvjetorit të lindjes së Goce Dellçevit, paralajmëroi sot shefi i diplomacisë bullgare, Nikollaj Millkov.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Me rëndësi për momentin është që të sigurohet paqe për bullgarët atje. Duam të kemi deeskalim të tensioneve”, shtoi Millkov.

Ai paralajmëroi se për atë qëllim do të zhvillohet edhe bisedë telefonike mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe homologut të tij bullgar Gallab Donev.

“Biseda do të ketë për qëllim garantimin e sigurisë së bullgarëve atje, si dhe atyre që do të shkojnë për të festuar ditëlindjen e Goce Dellçevit. Me notë do të kërkojmë nga Republika e Maqedonisë së Veriut që t’u mundësojë hyrje bullgarëve që do të udhëtojnë atje. Në vëllim minimal do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës bullgare”, deklaroi Millkov, duke shtuar se problemi në situatën aktuale është se bullgarët dhe njerëzit me ndjenja kombëtare bullgare në vend “nuk u besojnë institucioneve themelore”.

Ai theksoi edhe se Bullgaria nuk do të vendosë veto të re në rrugën evropiane të vendit, sepse, siç tha, kjo nuk është e nevojshme sepse Maqedonia e Veriut “as nuk i ka filluar bisedimet”.

“Ka një kriter të qartë. Kur bullgarët do të përfshihen në Kushtetutë – do të fillojnë negociatat. Atëherë mund të mendojmë se deri në çfarë mase i përmbushin kriteret. Për momentin nuk është e nevojshme. Ata kanë kusht të qartë, është kusht evropian, i ratifikuar nga Parlamenti ynë dhe i pranuar nga Parlamenti i tyre si kusht. Ndoshta sepse shohin se çfarë del nga ato kushte, prandaj tani po krijohen këto tensione”, shtoi Millkov.

Lidhur me paralajmërimet për ndalesë për hyrje në vend të një deputeti të Parlamentit Evropian dhe disa personave të tjerë nga Bullgaria, Millkov deklaroi se nëse ndodh një gjë e tillë, do të përfaqësonte ngjarje pa precedent për shumë shkaqe.

“Nuk e di nëse deri më tani dy vende anëtare të BE-së mes vete kanë shpallur individë si persona non grata. Ndalesë për hyrje të eurodeputetëve në një vend kandidat më duke e palogjikshme”, shtoi Millkov.

Ambasadori Angellov do të kthehet në Shkup kur të krijohen kushtet e përshtatshme

Ambasadori bullgar në vend, Angel Angellov mund të kthehet në Shkup kur të krijohen kushtet e duhura për këtë, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme i Bullgarisë, Nikollaj Milkov.

“Nëse fillon një dialog i nivelit të lartë, në të cilin duhet të marrë pjesë edhe ai, ambasadori mund të kthehet në çdo moment”, shtoi Millkov në konferencën për media ku informoi mbi aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Duke komentuar deklaratën e shefit të diplomacisë, Bujar Osmani, se vendimi për të ftuar ambasadorin Angellov në konsultime në Sofje është veprim i pabazë, i paargumentuar dhe joproporcional, Millkov tha se një procedurë e tillë pasqyron bindjen e Bullgarisë se situata “ka shkuar shumë larg” dhe se kjo “masë është e nevojshme.”

“Nëse Republika e Maqedonisë së Veriut konsideron se thirrja e ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Angel Angellov, është joproporcionale, ndoshta nuk e kuptojnë seriozitetin e situatës”, ka thënë Millkov.

Sipas tij, në këtë moment është e nevojshme që ambasadori Angelov të jetë në Sofje “që të sqarohen një sërë qasjesh” në lidhje me politikën bullgare ndaj vendit.

“Masa është e koordinuar në nivelin më të lartë. Kjo nuk është diçka që është vendosur apo e sjellur rastësisht vetëm në nivel të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kjo është një përgjigje nacionale”, shton Millkov.

300x250

Related posts

Neni 45 i Statutit të BDI-së, Ali Ahmeti shkarkon drejtuesit e degëve dhe emëron ushtrues detyre

e-max

“Vijnë rusët!”

e-max

Jaoski: Edhe ky vit i rëndësishëm për komunën e Pllasnicës, do realizohen shumë projekte

e-max