GazetaMax
Lajme

Motoristët e “Liria ka Emër” nisin udhëtimin drejt Hagës nga Gllogjani, i përcjell kryetari Bashkim Ramosaj

Sot në Gllogjan, Bashkim Ramosaj pati nderin të mirëpresë motoristët e platformës “Liria ka Emër”, të cilët kanë nisur një udhëtim të gjatë dhe simbolik drejt Hagës, në kërkim të drejtësisë për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ramosaj theksoi se ky marsh përbën një mesazh të fuqishëm të respektit, mirënjohjes dhe vendosmërisë për të mbrojtur të vërtetën e luftës çlirimtare. “Zëri juaj është zëri i çdo shqiptari që beson se e vërteta dhe drejtësia do të triumfojnë. Liria ka emër dhe ai është sakrifica e UÇK-së,” u shpreh Ramosaj.

Ai falënderoi motoristët për këtë nismë fisnike dhe uroi rrugë të mbarë dhe kthim të sigurt, duke përfaqësuar qytetarët e Deçanit në këtë moment të rëndësishëm.

https://www.facebook.com/share/p/17BZC9qrjc/