GazetaMax
Uncategorized

Ndërfaqja origjinale Winamp shitet si NFT

Winamp vendosi të shesë një shenjë të pazëvendësueshme (NFT) për ndërfaqen grafike origjinale të media playert të saj të vitit 1997.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Me këtë lëvizje, Winamp bëhet një tjetër në një seri kompanish që kombinojnë nostalgjinë me elementët kripto. Winamp do të ofrojë NFT-në e saj në ankand nëpërmjet platformës OpenSea midis 16 dhe 22 majit. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë për Fondacionin Winamp dhe donacione bamirësie.

Përveç kësaj, do të ketë një shitje të veçantë të NFT-ve të vitit 1997, bazuar në veprat e artit që rrjedhin nga ndërfaqja origjinale dhe të krijuara nga vetë përdoruesit.

Artistët do të marrin 20 për qind të shitjeve të këtyre NFT-ve, si dhe 10 për qind të të gjitha shitjeve të mëvonshme.

Klientët do të marrin një token blockchain, i lidhur me një imazh të “lëkurës” origjinale ose një prej derivateve të saj, i cili është një sistem i zakonshëm për NFT-të.

Klientët fillimisht do të duhet të “kopjojnë, riprodhojnë dhe shfaqin” imazhin, por nuk do ta zotërojnë atë.

300x250

Related posts

BE miraton rregulloren e internetit për gjigandët e teknologjisë

e-max

A e hoqën qafe Sergej Shoigu?

e-max

Google mohon se ka ndryshuar pamjet satelitore të vendeve ushtarake ruse

e-max