GazetaMax
LAJME

Ndryshimet kushtetuese/ Grubi: Opozita në këtë proces nuk është fare konstruktive

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi i ftuar në emisionin ARGUMENT në TVM2 duke folur për ndryshimet ndryshimet e nevojshme kushtetuese për futjen e komunitetit bullgarë në Preambulë që vendi të ecë pa pengesa në rrugën drejt BE-së tha se opozita në këtë proces nuk është fare konstruktive, prcjell Indeks.mk

“Sa i përket ndryshimeve kushtetuese përsëri po kemi një politikë destruktive të opozitës maqedonase, duke e instaluar atë politikën e frikës, frika nga asimilimi bullgar. Kush kë mund të asimilojë në vitin 2023, kush kë mund të asimilojë në këtë kohë të globalituar? Njerëzit janë të stërmbushur me informacion për të patur mundësinë që dikush t’ju mashtron apo asimilon, këto janë politika prej para 500 viteve. Nuk arriti kush të na asimilon për 2500 vite nuk do arrijë as sot të na asimilojë. Kjo është politikë e instalimit të frikës për ta mbajtur status quo-në dhe për të tërhequr votën konzervatore ndaj partive të djathta në mënyrë që mos lejojnë “asimilimin” në thonjëza por duke e keqpërdorur atë për politikë ditore që ta mbajnë pushtetin pa zgjidhur asnjë çështje të vetme, as me Bullgarinë, as me Greqinë”, theksoi Grubi.

Ju kujtohet, shtoi më tej Grubi, se opozita maqedonase ishte kundër Marrëveshjes së Ohrit dhe thoshte nuk do të lejojmë zbatimin e saj, këto çështje si ligji i gjuhës apo ligjet tjera shkojnë përtej Marrëveshjes së Ohrit, kur do vijmë ne në pushtet do e ndryshojmë ligjin e gjuhëve, ligji i gjuhëve solli ashtu protesta ndërhynë mijëra qytetarë në Kuvend.

“Arsyeja e protestës ishte ligji për gjuhët ju kujtojet. Pastaj për Marrëveshjen e Prespës thanë kur të vijmë ne në pushtet ne do e ndryshojmë, do e shfuqizojmë, të njejtën po e bëjnë tani edhe me marrëveshjen me Bullgarinë. Cilën e ndryshuan në 32 apo 33 vite? Asnjë gjë, të vetmen gjë që e bënë ishte Shkupi 2014, apo projekte të tilla apo projekte të tilla , të cilat po vazhdojmë ti paguajmë edhe sot e kësaj dite. Shumë është e qartë diferenca, o votoni për stiropor 1 miliardë euro ose për stiropor 1 miliardë euro”, nënvizoi Grubi.

Related posts

EDITORIAL / Pa e ç’rrënjosur korrupsionin s’ka integrim në BE

e-max

Mexhiti: Një koalicion mes BDI, LSDM, ASH dhe PDSH e forcon vetëm VMRO-në!

e-max

Agron Dedivanaj: Diaspora jeton me hallet e vendlindjes, të bashkuar e me besë fitorja e sigurtë

e-max