GazetaMax
LAJME

Pavllov: Duhet të bëhen dy pilot-projekte që do jenë model për zhvillimin e marrëdhënieve afariste

Sofje, 6 dhjetor – Në Shkup nesër do të mbahet Forumi bullgaro-maqedonas i biznesit. Do ta hapin ministrat e jashtëm të Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut, Nikollaj Millkov dhe Bujar Osmani. Korrespodenti i MIA-s nga Sofja në prag të forumit kërkoi koment për pritjet nga kjo ngjarje nga kryetari i Odës tregtare dhe industriale bullgaro-maqedonase, Pllamen Pavllov. Sipas tij, në forumin e biznesit në Shkup, nuk duhet të propozohen shumë projekte, por një ose dy pilot projekte, që do ta japin modelin për zhvillimin e marrëdhënieve afariste mes dy vendeve fqinje. Ai për MIA-n i prezantoi qëndrimet e tij për këto projekte. Energjetika, ndërlidhja transportuese dhe bujqësia janë tre sektorët shumë të rëndësishëm në marrëdhëniet ekonomike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas Pavllovit, Maqedonia e Veriut brenda vitit shfrytëzon 280 deri 300 milionë metra kub gaz, që është diçka më tepër se një tanker me gaz natyror. Maqedonia e Veriut ka plane të hyjë në terminalin në Aleksandropulis, me çka dëshiron të furnizohet me gaz për sistemin e vet energjetik. Tankeri nuk mund të qëndroj gjithë vitin, në mënyrë që të nxjerrë nga ai sasitë që i nevojiten. Tankeri duhet patjetër të zbrazet dhe të vazhdojë më tutje, meqë në të kundërtën çdo ditë do t’i kushtojë para autoritetet në Shkup, e në të njëjtën kohë gazi duhet patjetër të magazinohet diku. Kjo, shprehet Pavllovi, mund të bëhet në magazinën bullgare për gaz në “Çiren”, që duhet të jetë subjekt i pavarur në sistemin energjetik të Bullgarisë dhe të marrë pjesë në tregun e gazit në rajonin tonë.

Gazin që e furnizon Maqedonia e Veriut mund të magazinohet në “Çiren”, e ndërkohë të lëshohet në rrjetin gazsjellës bullgar dhe rumun, e kur do t’i nevojitet Shkupit, Sofja mund të japë nga sasitë e saj. „Çireni” është para zgjerimit dhe kapaciteti i tij do të rritet nga sasia ekzistuese prej një miliard metra kub në 1.5 miliardë metra kub, për çka Komisioni Evropian tashmë ka dakorduar mjete me “Bullgartransgaz”-in bullgar, që është pronar i tij.

Pavllovi shprehet se projekti i këtillë edhe më shumë do ta forcojë lidhshmërinë energjetike mes dy vendeve. Herët a vonë, Maqedonia e Veriut do të ketë hise të vërtetë në terminalin Aleksandropulis, do të duhet ta integrojë tregun e vet të gazit me atë të vendeve fqinje. Maqedonia e Veriut mund të lidhet me sistemin grek të transmetimit, por ndërlidhja me rrjetin bullgar do t’i japë fleksibilitet më të madh, është i bindur Pavllovi.

Projekt tjerët kyç energjetike, sipas tij, mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është ndërtimi i gazsjellësit të ri mes Petriçit dhe Mitrovicës. Ky projekt do të kushtojë nga 42 deri 43 milionë euro, që nuk është shumë e madhe për ekonominë bullgare.

Krahas energjetikës, konsideron Pavllovi, sektor shumë i rëndësishëm është edhe bujqësia. Prodhuesit bujqësorë bullgarë dhe maqedonas tani punojnë për vetveten, shprehet Pavllovi dhe saktëson se janë më të suksesshëm në anën maqedonase, e më pak të suksesshëm në anën bullgare. Gjatë forumit të biznesit në Shkup, do të propozohet pilot projekt interesant që duhet t’i bashkojë prodhuesit nga të dyja anët e kufirit, nga Petriçi dhe Sandanski nga ana bullgare dhe nga Strumica dhe rajoni i Strumicës, nga ana maqedonase.

Qëllimi është që të prodhohen fidanë, që do t’u jepen bujqve maqedonas dhe bullgarë nga ky rajon. Përveç kësaj, do të vendoset mbrojtje kimike dhe njëherësh do të garantohet blerja e produkteve bujqësore. Po ashtu, vjelja do të bëhet në të njëjtën kohë në të dyja vendet, pas çka do të sortohen, rendohen dhe do të merren vesh drejtpërdrejt me tregtarët. Pavllovi shprehet se në këtë mënyrë prodhimtaria do të plasohet jo vetëm në tregjet vendore, por qëllimi është që të mbërrihet edhe deri në Evropë. Është kategori se produktet bujqësore bullgare dhe maqedonase duhet doemos të shkojnë së bashku në tregje të treta. Kolegët nga Maqedonia e Veriut, potencon Pavllovi, kanë moton “Biznes pa kufij”, ndërsa biznesi nuk duhet të ndahet në bullgar dhe maqedonas, por epërsitë e Bullgarisë si anëtare e BE-së duhet të shfrytëzohen, si dhe epërsitë që ende i ka Maqedonia e Veriut para së të hyjë në Bashkimin Evropian. Është e nevojshme politikë e kujdesshme dhe fleksibile afariste dhe duhet doemos të shikohet se si është perspektiva e tyre financiare.

Pllamen Pavllovi konsideron edhe se mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të ketë klaster të përbashkët turistik. Në raport me lidhshmërinë transportuese, Pavllovi për MIA-n shprehet se iniciativa për braktisjen e aviolinjës mes Sofjes dhe Shkupit është e mirë, por nuk ka qenë e konceptuar tërësisht, meqë mund të ishte e plotësuar me njerëz nga administrata, por edhe nga qarqet afariste të të dyja vendeve, si dhe të atyre që udhëtojnë për tim bilding, në mënyrë që bullgarët të shkojnë në ngjarjet dhe pushimet e tyre në Ohër, ndërsa maqedonasit të shkojnë në Bansko, e verës t’i vizitojnë pushimoret në Bullgari pranë Detit të Zi. Pavllovi konsideron se ky klaster në fushën e turizmit ka shumë mundësi që duhet të shfrytëzohen dhe shton se nuk duhet anashkaluar edhe balneoturizmi.

Ai është i bindur se nuk duhet të ndahemi, kush, si ta gënjejë tjetrin, por si të bashkëpunojmë dhe të lidhemi më shumë. Pavllovi si sinjal shumë të mirë për marrëdhëniet afariste dhe kontaktet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë e vlerëson dërgimin e ambasadorit maqedonas në Sofje pas pauzës prej dy viteve e gjysmë, duke thënë se ai dhe kolegët e tij tashmë kanë pasur disa takime me Agneza Rusi-Popovska, e cila tregon interes të madh që të punojë në afrimin e dy vendeve.

Në pyetjen e korrespodentit të MIA-s nga Sofja nëse pret që shkëmbimi tregtar mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut sivjet të arrijë një miliardë euro, që është hera e parë në marrëdhëniet e tyre bilaterale, Pavllovi komenton se së pari mbetet të shihet se si është struktura e kësaj shifre. Sipas tij, këtë e bëjnë disa subjekte të mëdha nga të dyja anët. Në këto një miliardë euro shkëmbim të mallrave është e vogël hisja e kompanive të vogla dhe të mesme. Pavllovi konsideron se pikërisht biznesi i vogël dhe i mesëm është baza e çdo gjëje, meqë nëse dikush nga këto subjekte pushon me aktivitet, atëherë shkëmbimi i mallrave do të kthehet në 500 milionë euro ose edhe më pak. Sa më shumë vëmendje orientohet drejt bizneseve të vogla dhe të mesme, drejt komunikimit të këtyre kompanive nga të dyja anët e kufirit, aq më i qëndrueshëm do të jetë shkëmbimi i mallrave mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe komunikimit perspektiv ekonomik mes dy vendeve fqinje, thekson Pllamen Pavllovi.

Related posts

Makpetroli në nëntor nuk do të dërgojë gaz për ngrohtoret Lindje dhe Perëndim

e-max

Armend Muja flet për 1 vjetorin e Qeverisë Kurti: Me një qeverisje tjetër, Kosova kish ra në dy gjunjë

e-max

Jolevski: Kryerja e procedurave disiplinore nuk i kufizon prokurorët që të kandidojnë për zgjedhje

e-max