GazetaMax
Sport

Pikëllim, lot e dhembje/ U jepet lamtumira e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij

Me lot në sy, me një dhimbje të pa papërshkrueshme, funerali i Diogo Jota dhe vëllait të tij, André Silva, të cilët humbën jetën në një aksident të tmerrshëm me makinë në Spanjë, u mbajt të shtunën në mëngjes në qytetin e tyre të lindjes, Gondomar në Portugali.

Në lamtumirën e fundit ndaj 28-vjeçarit dhe vëllait të tij, me trishtimin e dukshëm në fytyrat e tyre morën pjesë familja, miqtë, e gjithë bota portugeze e futbollit si edhe skuadra e Liverpoolit.

Prej mëngjesit një turmë njerëzish kishte filluar të dyndej në Capela da Ressurreição dhe kishën Igreja Matriz, me lule në duar.

Midis tyre, miq nga hapat e tyre të parë në futboll, trajnerë të vjetër, tifozë të zakonshëm, por edhe personalitete nga vendi dhe futbolli ndërkombëtar.

Jota, i cili sapo ishte martuar me partneren e tij Rute Cardoso disa ditë më parë, la pas tre fëmijë.

Related posts

Broja rikthehet në fushë, aktivizohet me Everton

Gazeta Max

Fernandez: Nxehtësia në Kupën e Botës, shumë e rrezikshme

Gazeta Max

Granit Xhaka bëhet baba për herë të tretë! Futbollisti shqiptar zbulon emrin e së bijës dhe publikon foton e veçantë: Zemrat tona, më plotë se kurrë

Gazeta Max