Probleme të shumta me WhatsApp, përdoruesit nuk po mund të dërgojnë e as pranojnë mesazhe

Platforma mobile e WhatsApp Messenger që përdoret kryesisht për shkëmbim mesazhesh dhe thirrje audio e video, ka probleme të mëdha orëve të fundit.

Kështu të paktën pretendojnë përdoruesit e kësaj platforme nga e mbarë bota, që kanë raportuar probleme të shumta.

Shumë prej tyre thonë se nuk po mund të dërgojnë mesazhe e as t’i pranojnë nga kontaktet e tyre. E disa theksojnë se probleme ka edhe me dërgimin e fotografive.

Në anën tjetër, përdorues nga SHBA e deri në Azi thonë se nuk po munden fare ta hapin për shkak se po u shfaqet një dritare, që i paralajmëron për defekt dhe ky aplikacion menjëherë u mbyllet.

Të fundit në përqindje