Promovohet monografia kushtuar Alush Hamidit

Sot, pasdite, me fillim në ora 17, në Teatrin Shqiptar në Shkup, promovohet monografia “AlushHamidi – Njeriu që ngjalli shpirtin e një kombi”.

Njoftimin e ka bërë i biri, LulzimHamidi, përmes një ftese publike në facebook për të të gjithë të interesuarit.

AlushHamidi ka qenë një nga arsimtarët dhe profesorët e zellshëm dhe drejtor në Shkollën Fillore “Liria” dhe Gjimnazin “Zef Lush Marku”. Por, kontributi i tij është shumë i madh sidomos në fushën e kulturës dhe sportit, duke qenë nxitës i talenteve të reja që nga vitet 70-të e këndej, si themelues i Shoqërisë “IbePalikuqi”, klubit të sportit “Liria”, ndërkaq në kohën e pluralizmit një kohë të gjatë qëndroi në krye të Lidhjes së Shoqërive Kulturore Shqiptare.

Për jetën dhe veprën e AlushHamidit, i cili ndërroi jetë para disa vitesh, do të flasin hartuesit e monografisë dhe miq e bashkëpunëtorë të tij të afërm.

Të fundit në përqindje