Protesta, protesta dhe vetem protesta

Date:

Vetëm kjo është rruga që shqiptarët të mundin hajninë, varfërinë dhe fitojnë të drejtat e tyre.

Në mes të protestuesve, Edi Rama ka futur mercenarë të paguar prej tij, të cilët sulmojnë opozitën politike dhe janë urdhëruar të thonë se “nuk kemi punë me politikën”.

Kjo tezë shantazhi po përdoret me intensitet edhe nga mediat mercenare të Edi Ramës që janë po aq shumë hajdutë të xhepave të shqiptarëve sa dhe qeveritarët.

Në protesta askush nuk po del e nuk del për të mbledhur vota.

Koha e votave do të jetë kur të vijnë zgjedhjet e atëhere seicili të votojë këdo dëshiron.

Protesta është e drejtë fondamentale e çdo individi, në protestë duhet të bashkohen të gjithë shqiptarët që janë kundër kësaj hajnie qeveritare, në protestë ka nevojë të jemi sa më shumë e sa më të bashkuar.

Cilido që ju thotë se opozita nuk ka vend këtu apo sulmon politikën si instrument ndryshimi, dijeni është mercenar i Edi Ramës dhe është aty për të sabotuar protestën.

Tregojuni vendin pa komplekse.

e-max
e-maxhttp://gazetamax.mk
www.gazetamax.mk

SHPËRNDAJE

TË FUNDIT

Lajme të ngjashme
Lajme

Toyota po përgatit një veturë më të madhe elektrike

Toyota ka planifikuar të shtojë linjën e automjeteve elektrike...

Suedia synon të bëhet vendi i parë në Evropë “pa duhanpirje”

Suedia, e cila ka shkallën më të ulët të...

Tahiri: Kurti po eksperimenton me vendin, e ka harruar interesin qytetar për dialogun

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri të...