GazetaMax
LAJME

Rama nderohet në Itali me “Urdhrin e Minervës”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është ftuar nga universiteti i njohur, Gabriele d’Annunzio, në Itali për të marrë pjesë në nisjen e vitit akademik, ku dhe u nderua me titullin “Urdhri i Minervës”.

“Urdhri i Minervës është ndër titujt më të lartë të botës së akademikëve. Kuptova se unë në marr diçka që i përket Shqipërisë, popullit shqiptar dhe të gjithë atyre që na kanë bërë ne dhe brezin tonë këta që jemi”, tha Rama.

Para ceremonisë, Rama dhe përfaqësues të Universitetit Gabriele d’Annunzio nxitën bashkëpunimet në arsim mes dy vendeve.

“Ne po përpiqemi që të mund të integrojmë sa më shumë universitetet dhe programet tona në Shqipëri me programet në Europë dhe me Italinë kryesisht, sepse Italia është e veçantë për ne.”

Rama nuk i kurseu as batutat dhe thotë se e imagjinon të ardhmen e Shqipërisë si Italia.

“Italia është ajo që unë imagjinoj për të ardhmen e Shqipërisë, jo ajo e Gjermanisë apo ajo e Francës, edhe pse janë shumë të bukura, të mëdha, por unë preferoj gjenialitetin dhe shkujdesjen italiane”./tvklan

Related posts

Prej sot fillon bllokada e VMRO-së në Kuvend, shteti po futet nga kriza në krizë

e-max

Zajkova: Qeveria nuk po bën asgjë për reforma në gjyqësi, dikujt i konvenon kjo gjendje

e-max

Ekspertët nga Mjekësia ligjore dhe fusha e psikiatrisë dëshmuan për vrasjen e Denis Tot

e-max