GazetaMax
Lajme

Rritet numri i të punësuarve në zonat e lira

Shkup, 9 Qershor – Numri i të punësuarve në zonat e lira po rritet. Ai arriti në 14.600, për 8% më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Drejtori i Zonave Industriale për Zhvillim Teknologjik, Despotovski, u mburr se deri në maj drejtoria ka arritur marrëveshje investimi mbi 170 milionë euro me dy kompani që tashmë punojnë me ne, por edhe me dy të reja. Ata duhet të krijojnë 4000 vende pune. Paga mesatare në zona tashmë ka tejkaluar mesataren nacionale.

“Pres që ky trend të vazhdojë të rritet, sepse planet e biznesit të kompanive që përmenda, jo vetëm ato që zgjerojnë kapacitetet por edhe ato të rejat që vijnë, tregojnë se në të gjitha strukturat të pakualifikuar dhe të kualifikuar, por edhe ata me arsim të lartë, pagat e të angazhuarve vazhdojnë të rriten.”,- tha drejtori i ZIZHT-së, Jovan Despotovski.

VMRO-DPMNE: Tender i dyshimtë prej 23 milionë denarë

Edhe pse Despotovski është i kënaqur me shifrat, opozita e akuzoi se ka shpenzuar mbi 20 milionë denarë për një kompani private për monitorimin e kontratave për ndihmë shtetërore.

“Në asnjë ligj nuk parashikohet që kontrolle të tilla mund të bëhen nga persona të jashtëm që duan të angazhojnë menaxhmentin e Zonave Industriale për Zhvillim Teknologjik në një tender. Institucione si Zonat Industriale për Zhvillim Teknologjik , si Komisioni për Mbrojtjen nga Konkurrenca e të tjera, Qeveria, ministritë që kanë qindra e qindra, ndoshta gjithsej mijëra të punësuar, është e paligjshme dhe është turp të punësosh një kompani të jashtme për të kontrolluar ndihmën shtetërore.”,- u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

Në ndërkohë, zona në Gjevgjeli do të jetë e para që do të tërheqë investime të gjelbra. Pritet të gjenerojë investime prej rreth 400 milionë euro.

Related posts

Ministri Osmani për vizitë pune në Bruksel

Gazetamax.mk

70% e nxënësve janë dëshmitarë për sjellje të dhunshme në shkolla

Gazetamax.mk

Tupançevski: I bindur se VMRO dhe BESA do propozojnë përfaqësues në grupin punues për Kodin e ri Zgjedhor

Gazetamax.mk