GazetaMax
Uncategorized

Serbia, “kali i Trojës i Putinit” në Ballkan

Paqja në Ballkan është sërish e rrezikuar thotë the Guardian, e qeveritë e Bashkimit Europian, sipas të përditshmes së njohur britanike, duhet t’i kundërvihen ekzekutivit serb sa nuk është tepër vonë.

Në analizën e bërë në artikull situatës në Europë, Serbia e Aleksandër Vuçiçit përshkruhet si “kali i Trojës së Putinit”.

“Mbrojtja më e fortë nga Rusia do të thotë gjithashtu se kuajt e Trojës së Putinit, si Hungaria e Viktor Orbanit dhe Serbia e Aleksander Vuçicit, duhet të kundërshtohen më me vendosmëri. Kjo ngre pikëpyetje në radhë të parë për zbatimin e detyrimeve themelore ligjore të anëtarësimit të Hungarisë në BE dhe statusin e mëtejshëm të Serbisë, si vend kandidat për anëtarësim në bllokun europian“, thuhet në tekst.

Aty nënvizohet ndër të tjera se Britania e Madhe duhet të afrohet më shumë me komunitetin politik europian pas BREXIT-it. Si më të rrezikuar, autorët e analizës Daniel Conn, Bendit, i cili drejton të Gjelbrit në Parlamentin Europian e Timothy Garton Ash, shohin Bosnje Hercegovinën, për të cilën thonë se meriton vëmendje të veçantë.

Politikanët serbë në Beograd dhe në Banja Luka, kryeqyteti i Republikës autonome Serbe të Bosnjës, po nxisin tendenca përçarëse prej 30 vjetësh e po madje po bëjnë që të duket e mundur një luftë e re mes grupeve etnike. Separatistët më të mëdhenj serbë mund të jenë të sigurt për mbështetjen aktive të regjimit të Putinit, thekson shkrimi.

Related posts

Nëse çmimi varet nga tregu, Qeveria varet nga korrupsioni

e-max

WhatsApp po teston një mënyrë të re për t’iu përgjigjur mesazheve

e-max

Korridori 8 – Ali Ahmeti

e-max