GazetaMax
LIFESTYLE

Supë gështenje në ditët e vjeshtës

Përbërësit:
8 gota me lëng pule500 gr – 1 kg gështenja të qëruara1 qepë të grirëmajdanoz të freskët2 thelpinj hudhër1 gjethe dafinë½ filxhan me ajkë qumështi ose pana¾ e lugës me sheqerkripëpiperPërgatitja:
Për përgatitjen e gështenjave: Me një thikë të mprehtë, bëni një X nëpër të gjithë gështenjat dhe vendosini në një tepsi. Hidhni ¼ filxhan me ujë, njofton Klan Kosova. Dhe lërini të piqen në 230 gradë C për 10 minuta. Kur të jenë të ftohta mjaftueshëm, filloni t’i qëroni.
Në një tenxhere hidhni lëngun e pulës, gështenjat e qëruara dhe qepët e prera hollë. Hidhni gjithashtu gjethet e majdanozit, hudhrat dhe gjethen e dafinës dhe lëreni të ziejë për 45 minuta në nxehtësi të ulët ose mesatare.
Pasi të ketë zierë hidheni supën në një blender dhe miksojeni. Bashkë me të shtoni panën ose ajkën e qumështit , sheqerin kripën dhe piperin.
Vazhdoni ta përzieni deri sa të përftohet një masë homogjene. Më pas kthejeni përsëri në tenxhere dhe lëreni të valojë për 5 minuta. Sipas shije.al, në fund shërbejeni në një pjatë dhe hidhini sipër disa copa gështenja dhe pak majdanoz, njofton Klan Kosova.

Related posts

Konkurrentja nga Kosova shpërthen në “Për’puthen”: “Unë jam princeshë, nuk jam femër palidhje”

e-max

Po ndodh ajo që pritej: Beniada në një banesë të përbashkët me Ardit Çunin?

e-max

Bëni këtë ushtrim çdo ditë, për të humbur 3 kilogramë në javë

e-max