GazetaMax
LAJME

USAID festoi 30 vjetorin e partneritetit me Maqedoninë e Veriut

Shkup, 4 Dhjetor – Me rastin e 30 vjetorit të operimit të Agjencisë amerikane për zhvillim USAID-it në Maqedoninë e Veriut, këtyre ditëve janë mbajtur aktivitete të ndryshme nga karvani udhëtues “Inspiro veten për të ardhmen”.

Gjatë këtyre karvaneve në disa qytete u prezantuan aktivitete të udhëhequra nga të rinj, studentë, mësues, artistë. Aplikantët dhe profesionistët tjerë të cilët janë të përfshirë në programe të ndryshme të USAID-it dhe kanë manifestuar qartë rezultatet e punës afatgjatë në partneritet me Maqedoninë e Veriut, me qëllim të krijimit të një mjedisi në të cilin të gjithë do të mund të realizojnë potencialin e tyre të plotë.

“Gjatë tre dekadave të fundit, marrëdhënia jonë me këtë vend ka evoluar në një partneritet dhe aleancë strategjike. Tani punojmë së bashku si partnerë të barabartë – dhe miq – për të krijuar dhe zbatuar së bashku zgjidhje lokale dhe për të sjellë zhvillim të qëndrueshëm dhe ndryshime pozitive. Tani po fokusohemi më shumë në udhëheqjen dhe investimin tuaj në tre fusha kryesore: përmirësimi i produktivitetit ekonomik, inkurajimi i të rinjve për të marrë një rol aktiv në të ardhmen e vendit dhe reduktimi i korrupsionit. Kjo e fundit – ulja e korrupsionit – është e rëndësishme sepse korrupsioni në çdo formë pengon suksesin ekonomik, social, arsimor dhe strukturor të vendit që ne e dimë se mund dhe duhet të vazhdojë të arrijë. Edhe pse po bëjmë hapa në rrugën drejt Bashkimit Evropian, korrupsioni vazhdon të pengojë përparimin e Maqedonisë duke ngadalësuar rritjen ekonomike dhe duke inkurajuar të rinjtë më të talentuar të vendit që të kërkojnë mundësi jashtë vendit”, theksoi ambasadorja amerikane, Ageler.

Related posts

Asnjë i vdekur dhe 40 raste të reja me koronavirus

e-max

Ushqimi i sigurt, vendi ka ecur një hap përpara

e-max

Forumi i Gruas së Besës në Tetovë stërmbush Shtëpinë e Kulturës dhe zgjedh kryetaren

e-max