GazetaMax
Adrenaline

Veprimi i portierit që habiti Xherdan Shaqirin, po ky e ka një fjalë për të

Baseli është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Zvicrës falë fitores me penallti me rezultat 4:1 ndaj Sionit, pasi ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta përfundoi pa fitues (2:2).

Xherdan Shaqiri ka dhënë një deklaratë atraktive pas ndeshjes.

Shaqiri shënoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë, duke përfunduar topin në këndin e djathtë. Pas kryerjes së penalltive, Shaqiri ka qenë i saktë.

Timothy Fayulu i çon veprimet e tij në ekstrem.

Ylli i FC Baselit Shaqiri kishte kohë që e kishte vendosur topin në pikën e penalltisë kur portieri i Sionit pi edhe pak uji.

Më pas ai vrapon i qetë në njërën shtyllë, nxjerr “papastërtitë” nga këpucët e tij para se të përsërisë të njëjtin veprim në krahun tjetër. Shaqiri pret me durim dhe më pas e dërgon Fayulu në këndin tjetër. Shaqiri për mediumin zviceran “Blick”, tha: “Nuk e kam idenë se çfarë ka dashur të tregojë me të.

Mund të shihni që nuk u nervozova”.

Burimi: botasot.info

Related posts

Drejtori Sportiv i Sevillas e pranon: Kounde po shkonte te Chelsea, por ata kishin dyshime dhe u tërhoqën

Gazetamax.mk

Liga e Kampionëve mbetet ‘vrima e zezë’ e Pep Guardiolas

Gazetamax.mk

Neymar nuk e di nëse do të luaj në një tjetër botërorë: Kemi shumë kualitet, mund të shkojmë larg

Gazetamax.mk