GazetaMax
Uncategorized

Vlera e Bitcoin bien në nivele rekord

Vlera e Bitcoin bien në nivele rekord, pothuajse 50% që nga nëntori
Bitcoin ka humbur pothuajse gjysmën e vlerës së tij që nga niveli maksimal në nëntor. Çmimet e kriptomonedhave vazhdojnë të bien ndërkohë që ekonomitë e mëdha kërkojnë të frenojnë rritjen e popullaritetit të tyre.
Dhe nuk është vetëm Bitcoin, pasi kriptovalutat në përgjithësi kanë pasur një fillim jo të mirë këtë vit. Bitcoin ka rënë mbi 8% në 24 orët e fundit CoinDesk. Kriptomonedha më e vlefshme në botë ka rënë me mbi 20% që nga fillimi i vitit.
Edhe Ethereum, kriptomonedha e dytë më e vlefshme në botë, ka rënë me më shumë se 12% në 24 orët e fundit, një rënie gati 30% që nga fillimi i vitit të ri.
Kjo rënie vjen edhe për shkak të politikave të qeverivë. Në një raportim të Reuters thuhet se banka qendrore e Rusisë ka propozuar ndalim të përdorimit dhe minierave të kriptove. Rusia është një nga vendet më të mëdha të kripto-minierave në botë. Banka e saj qendrore tha se monedhat dixhitale mund të përbëjnë një kërcënim për stabilitetin financiar, shkruan tiranapost.al.
Propozimi rus vjen vetëm disa muaj pasi Kina nisi një shtrëngim të fortë për kriptomonedhat, duke ndaluar si tregtinë ashtu edhe punën në miniera. Në nëntor edhe India tha se po përgatitej të prezantonte një projekt-ligj që do të rregullonte monedhat dixhitale, megjithëse ende nuk dihet shumë për atë propozim.
Megjithatë, ekspertët thonë se çmimi i bitcoin mund të arrijë më shumë se 100,000 dollarë brenda pesë viteve të ardhshme.

Related posts

Musk thotë se Twitter duhet të jetë “neutral”, pas largimit të përdoruesve të majtë

e-max

Miliarda njerëz mund t’i bashkohen metaversit deri në vitin 2030

e-max

Peshqit robotë mund të ndihmojnë në pastrimin e oqeaneve

e-max

Leave a Comment