YouTube bllokon mediat shtetërore ruse

Date:

Platforma YouTube ka njoftuar se ka bllokuar qasjen në kanalet e lidhura me mediat shtetërore ruse.

Gjigandi i transmetimit të videove iu referua politikës për bllokimin e përmbajtës që mohon ose banalizon ngjarjet e dokumentuara.

YouTube tha se pushtimi rus i Ukrainës bie nën këtë politikë dhe se do të bllokojë qasjen në kanalet, duke përfshirë Russia Today dhe Sputnik.

Më parë, YouTube kishte bllokuar kanalet kryesore të mbështetura nga shteti rus RT dhe Sputnik në të gjithë Evropën.

Media shtetërore ruse i ka quajtur censurë kufizimet e vendosura ndaj tyre.

“Bllokimi nga YouTube nuk është gjë tjetër veçse një kthesë e re e një sulmi mizor ndaj një prej parimeve themelore të një shoqërie demokratike – që është liria e shtypit”, tha Sputnik në një deklaratë.

e-max
e-maxhttp://gazetamax.mk
www.gazetamax.mk

SHPËRNDAJE

TË FUNDIT

Lajme të ngjashme
Lajme

Brend i ri i grimit nga artisti shqiptar Ernesti

Ai është një nga artistët e grimit, ndër më...

Albiona Tasholli një asambleiste shembull, e guximshme dhe aktive

Albiona Tasholli,një asambleiste shembull në Komunën e Lipjanit,nga radhët...

Afrim Gashi: Rritja e shumicës ishte një fiasko e vërtetë

Procesi i rritjes së shumicës, ishte një fiasko e...

Njihuni me Krenarin e super projektit ” Mrena nates”

Ai është artisti i familjes e megjithëse që i...