Sot zhvillohen ndeshjet kthyese çerekfinale në Ligën e Evropës, vëmendja në Camp Nou.
Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar katër ndeshjet kthyese të çerekfinaleve të Ligës së Evropës.
Pas ndeshjeve të Ligës së Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës, tani radha i ka ardhur ‘etheve’ të ndeshjeve të Ligës së Evropës, të cilat do të zhvillohen sonte.
Liga e Evropës ka në orar katër ndeshje kthyese çerekfinale për t’i zhvilluar dhe secila pritet të jetë më e fortë se tjetra.
Vëmendja padyshim së është në Camp Nou, ku Barcelona pret Eintracht Frankfurtin në Camp Nou me fillim nga ora 21:00, pas ndeshjes së parë të përfunduar baras 1-1.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo që do të zhvillohet në “Parc Olympique Lyonnais” nga ora 21:00, ku Lyoni pret West Hamin, me ndeshjen e parë që ka përfunduar gjithashtu 1-1.
Ndeshja e parë ka përfunduar 1-1 edhe në takimin mes Atalantas dhe RB Leipzig, kështu që të dy skuadrat do të kërkojnë fitoren për t’u kualifikuar tutje, në përballjen që do të zhvillohet nga Geëiss Stadium nga ora 18:45.
Takimi i fundit është ai në mes të Rangers dhe Braga, që do të zhvillohet në ‘Ibrox Stadium’ nga ora 21:00, me ndeshjen e parë që ka përfunduar me fitoren e portugezëve 1-0.
Të fundit në përqindje
Shkup, 27 janar – Në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ekziston një mekanizëm i cili
Shkup, 27 janar – Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie
Shkup, 27 janar – Nga fillimi i gjysmës së dytë të vitit shkollor nuk është shënuar
Shkup, 27 janar – Në vitin e ardhshëm pres forcimin edhe më intensiv të solidaritetit dhe
Shkup, 27 janar – Kompanitë ajrore “Viz er”, “Lufthanza” dhe “Ejxhian erllajns” dorëzuan oferta në tenderin